
Me 20 vota pro nga këshilltarët komunalë të Preshevës, Shqipërim Arifi nga Alternativa për Ndryshim është zgjedhur krytar i kësaj komune.
Paraprakisht me 20 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi Komunal i Preshevës kishte shkarkuar kryetaren Ardita Sinani nga posti i saj.
Ndonëse, Sinani të dielen kërkoi që seanca për shkarkimin e saj të shtyhej për shkak të takimit të liderëve politik shqiptar në Serbi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkarkimi i kryetares Sinina u krye megjithatë.
I menjëhershëm qe reagimi i politikanit shqiptar Shaip Kamberi, i cili i doli në mbrojtje politikanes Sinani, për çka tha se shkarkuesit “humbën gjithçka bashkë me nderin”.
“Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e di peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën” , shkroi Kamberi.
Iu mbaruan lajmet TemeS.....