Për një sehirxhi që manipulon fenë dhe që keqinterpreton librat e shenjtë

11 Prill 2022, 15:17Rajoni Enver Robelli

Për një sehirxhi që manipulon fenë dhe që

Nëse dëshiron të shohësh mjerimin dhe zymtësinë e ambientit publik dhe të një pjese të shoqërisë, atëherë këqyri modelet kulturore që ambienti publik i adhuron dhe u ofron hapësirë.

Nëse lejon që model kulturor të bëhet një sehirxhi që manipulon fenë, që flet kopalla, që keqinterpreton librat e shenjtë, që agjendë të tij e ka regresin dhe jo përparimin, që shkakton përçarje e polarizim të shoqërisë, që përjashton pjesë të caktuara të shoqërisë përmes diskursit të tij agresiv, që merr rolin e kadiut që katranos dhe me kamxhik vendos kush e ka vendin në parajsë e kush në ferr, që shtiret si instancë morale dhe kalemxhi shkresurinash që vendosen në tezga si vandak, atëherë - me këso modelesh kulturore - shoqëria e ka një të ardhme, por ajo e ardhme nuk është e ndritshme.

Është e errët. Në vend që t'i dalin përballë manipulatorëve, disa akterë të jetës publike, madje edhe politikanë, i bëjnë temena bartësit të modelit të prapambeturisë kulturore.

Ky model kulturor e ëndërron Kosovën si vilajet të errët dhe jo si republikë prosperuese, ku secili respekton së paku Kushtetutën, që paraqet themelin e shtetit.

Lini një Përgjigje