Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të dhënë për mediat greke ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai është shprehur se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave dhe se ai nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve.
Kurti, në intervistën e tij ka thënë se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë. Ai tha se këtë e kundërshtoi si opozitë dhe se gjatë seancave parlamentare hodhi gaz lotsjellës jo se ishte radikal, por se disa gjëra i impononte marrëveshja e Brukselit.
“Kosova do të bëhej një Bosnjë e re, një shtet jofunksional. Pasi Gjykata Kushtetuese na shpalli të pafajshëm, ajo konstatoi se i Asociacioni i komunave me shumicë serbe shkel frymën dhe tekstin e kushtetutës. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në Serbi është çështje tjetër”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë pyetjes nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave.
“Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministri i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufiri mes nesh është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia. Kur Serbia sulmon Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, është shprehur kryeministri i Kosovës.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për sulme kur përshtypja është se Serbia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit, ai tha se Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se çdo ditë e krahason Kosovën me Krimenë.
Kurti është shprehur i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij mund të destabilizohet për shkak të luftës në Ukrainë.
“Unë mendoj se Kremlini sheh tri vende të mundshme ku konfliktet mund të përshkallëzohen – në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Ballkanin Perëndimor, ata mund ta bëjnë këtë përmes Serbisë, prandaj jam i shqetësuar për rajonin tonë dhe veçanërisht për Kosovën. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake Rusi-Serbi, në vitin 2016 kanë qenë 50 dhe vitin e kaluar 100”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu tha se Greqinë e konsideron partner si në BE, ashtu edhe në NATO dhe se shpreson që Greqia ta njohë Kosovën.
“Nëse Greqia kryeson, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro do të pasojnë”, tha Kurti.
O shurraq coje deri ne fund bindjen tene prej sllavi,nuk jemi vetem dy shtete por dhe dy kombe
Ky islamiku al bin i fisit mongol kurti,e kishte ne axhende bashkimin me Shqiperin apo e drodhi dhe do bashkim me osmanllinjte
Albin kurva para se te vinte ne pushtet tha qe do bejme referendum
Te jete ky qe po shohim Albin Kurti i fushatave te ndezura nacionaliste per bashkimin KosoveShqiperi ?! Nuk me besohet te jete "pjekur" kaq shpejt !
Bashkimi me Shqiperine do ta dhiste fare Kosoven. Shqiperia nuk eshte shtet per t'u marre shembull e jo me per t'u bashkuar me te. Te dyja vendet jane ekstremisht te varfra me vecorite e tyre. Ndersa Shqiperia kryeson ne mosrespektimin e shtetit dhe te institucioneve. Kosova ka me fytyre shteti fale edhe nderkombetareve dhe te qenit ish krahine autonome e Jugosllavise, qe duam ne apo nuk duam, aspektin formal te te berit te gjerave e kane perfituar fale bashkeekzistences ne konfederate. Nuk ishin sulltanat si ke ne.
ATDHETARËT Gjerman e bashkuan shtetin kurse tradhtarët shqiptar po e armiqësojnë kombin dhe nuk pranojnë bashkimin. Po luajnë vallen e udhëhequr nga Serbia për përçarje. Sa të jetë në këta mashtrues në pushtet. Kurti dhe Osmani po hasmërojnë jo vetëm me Shqipërinë por me gjithë botën demokratike. Asnjë hap para që kur erdhën në pushtet me parulla mashtrues dhe agresivitetin shpellarëve tru shpëlarëve jemi kthyer në vitet e 90. TURP