Shqipëria planifikon dy interkoneksione të tjera të energjisë me Kosovën dhe Malin e Zi

14 Prill 2022, 14:13Rajoni TEMA

Shqipëria planifikon dy interkoneksione të tjera të

Enti Rregullator i Energjisë i Shqipërisë (ERE) ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për rikonstruksionin e interkonjeksionit 220 kV me Malin e Zi, por edhe se një linjë tjetër, 110 kV, do të lidhë dy vendet.

Një projekt i veçantë është duke u zhvilluar edhe për linjën energjetike 110 kV në Kosovë, shkruan “Balkan Green Energy News” përcjell Albanian Post.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndërtojnë lidhjen e tyre të parë të energjisë, një linjë ajrore 400 kV midis Manastirit dhe Elbasanit, si pjesë e Korridorit të tetë Rajonal.

Duke pranuar nevojën për një rritje të kapaciteteve të transmetimit dhe përmirësimin e tyre, ERE ka bërë me dije se në raportin e saj vjetor planifikon të ndërtojë interkoneksione dytësore 110 kV me Kosovën dhe Malin e Zi.

Shqipëria mbështetet në projekte të shumta të energjisë së rinovueshme në veri dhe verilindje të saj dhe dëshiron të rrisë kapacitetin e saj të eksportit të energjisë.

Sipas organit rregullator linja ekzistuese 220 kV midis Vaut të Dejës në Shqipëri dhe kryeqytetit malazez Podgoricë, me një kapacitet prej 278 MVA, është ndërtuar në vitin 1972 dhe duhet të rindërtohet. Ai vuri në dukje nisma të shumta për projekte të energjisë së rinovueshme në veri dhe verilindje të Shqipërisë, që kërkojnë ndërlidhje më të besueshme me kapacitet më të madh.

ERE tha se një linjë elektrike 110 kV duhet të ndërtohet nga Velipoja deri në qytetin bregdetar malazez të Ulqinit – përtej kufirit shqiptar. Projekti është në një fazë të hershme, sipas ERE-s duhet të krijohet bashkëpunim me autoritetet e vendit fqinj.

Projekti për një tjetër ndërlidhje me Malin e Zi është në një fazë të hershme.

Pjesa e ndërlidhjes në anën shqiptare duhet të jetë tetë kilometra e gjatë. Sipas ERE-s, zona kufitare ka potencial për vendosjen e energjisë së erës.

Linja tjetër ajrore e planifikuar 110 kV parashikohet të lidhë nënstacionet në Bajram Curri dhe Kukës në anën shqiptare me zonat fqinje në Kosovë, zbuloi ERE.

Interkonektori i parë, 400 kV, ka përfunduar në vitin 2016, por është vënë në funksion vetëm në vitin 2020, duke i hapur rrugë krijimit të një shkëmbimi të përbashkët energjie. Projekti kap vlerën e 70 milionë eurove.

Shqipëria prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike në hidrocentrale, por ajo po planifikon të diversifikojë përzierjen e saj të energjisë dhe të reduktojë varësinë nga importet e energjisë.

1 Komente

  1. P
    Pizeveng

    Po , ashtu beni merrni kredi 70 milione euro zhyteni ekonomine deri ne gryke, pastaj rrasuani deri ne rreze shqiptareve matufe me ane te rritjes se cmimeve gjoja ne kohe "krizash" , e pas 7 apo 8 viteve sic ndodh gjithmone do te dalin fakte se si u vodhen aq apo kaq miliona, dhe pas 20 apo 30 vjetesh perseri do te shohim te njetat lajme bajate ne TV se si u tha Flerza apo se si doli Kuksi i vjeter ne siperfaqe , dhe do te degjojme nder fushata elektorale deri ne neveri te njetat perralla per Shqiperine tone te dashur qe ne enderra te nje nate vere do te na shnderohet ne nje superfuqi energjitike , qe po nderton linja interkonjeksioni per te eksportuar energji kur sa vjen e prodhon me pak per nevojat e saj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje