Deputetët e BE-së dyshojnë se Serbia e do anëtarësimin në Union, i shkruajnë letër Borell-it

19 Prill 2022, 16:34Rajoni TEMA

Deputetët e BE-së dyshojnë se Serbia e do anëtarësimin

Pesë deputetë të Parlamentit Evropian – Reinhard Butikofer, Viola von Cramon, Romeo Franz, Thomas Weitz dhe Tineke Strick nga radhët e të Gjelbërve këtë të marte të 19 prillit, i kanë dërguar një letër përfaqësuesit të lartë për politikat e Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, duke e shprehur shqetësimin e tyre për armatosjen e Serbisë me raketa nga Kina.

Sipas letrës të cilën e ka siguar H1, ata kanë thënë se “për shkak të qëndrimit të Serbisë ndaj Kinës, dyshojnë se Beogradi është sinqerisht i interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Raportet theksojnë se dorëzimi ushtarak kinez – një sistem raketash tokë-ajër, është i krahasueshëm me sistemin amerikan Patriot.

“Vendimi strategjik për të blerë këtë sistem dhe për ta dorëzuar atë në mes të krizës më serioze të sigurisë në Evropë ngre pyetje shumë të rëndësishme dhe serioze nëse Serbia e dëshiron vërtet integrimin politik në BE dhe për cilat qëllime ushtarake i duhet një sistem i tillë sepse është i rrethuar gjeografikisht nga vendet e BE-së dhe NATO-s”, thuhet në letrën e deputetëve.

Deputetët i kërkojnë Borell-it që urgjentisht ta diskutojë këtë me qeverinë serbe në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme, “veçanërisht për qëllimet ushtarake serbe” dhe të ketë bisedime të sinqerta dhe të drejtpërdrejta me presidentin e rizgjedhur Aleksandër Vuçiç për afatet afatshkurtra dhe afatmesme të Serbisë”.

Sipas eurodeputetëve, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, “fatkeqësisht” nuk donte të respektonte sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe qeveria serbe nuk e dënoi as luftën apo agresionin rus dhe numrin e madh të viktimave dhe krimeve të luftës.

Ata gjithashtu shprehën shqetësimin për faktin se në të kaluarën, Serbia bleu edhe sisteme të mëdha të armëve ruse, duke shtuar se prokurime të tilla rrezikojnë të cenojnë rendin e sigurisë rajonale në rajon.

Eurodeputetët kujtuan në letër se Serbia me Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqen në BeH, u angazhua për një ujdi si një kontroll armësh që duhet të shërbejë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Shtohet se e njëjta marrëveshje parashikon një marrëveshje rajonale për kontrollin e armëve në balancën rajonale, duke përfshirë inspektimet e rregullta.

Dorëzimi ushtarak nga Kina i rënë dakord në vitin 2019, mbërriti në Serbi më 9 prill.

Bëhet fjalë për gjashtë avionë transportues kinezë të sistemit raketor të divizionit të mbrojtjes ajrore.

1 Komente

  1. M
    Mark

    Vetem PS med Edi Ramen nuk e kane ate inteligjence te kuptojne veprimet e Serbise. Putinit i more mese 20 vjet pregatitje per luften qe ben sot ne Ukrain.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje