
Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune, Shqiprim Arifi, është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoi për President të Serbisë.
“Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd, është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës”, ka shkruar në Facebook Sinani.
Por, sipas saj, Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla.
“Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme, Sami Salihu. Arifi dhe Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht”, ka shtuar ajo.
Prandaj, ajo ka theksuar se “bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli”.
“Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale. Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja”.
Ndryshe, më 11 prill, me 20 vota pro nga këshilltarët komunalë të Preshevës, Shqipërim Arifi nga Alternativa për Ndryshim është zgjedhur kryetar i kësaj komune.
Paraprakisht me 20 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi kishte shkarkuar kryetaren Ardita Sinani nga posti i saj.
E turpeshme,poshteruese qe kemi politikan te tille qe i cojne grate dhe vajzat per tu palluar me serbet e fituar nje karrike te qelbur