Historia e familjes kosovaro-ukrainase që s’iu nda lufta

19 Prill 2022, 11:48Rajoni TEMA

Historia e familjes kosovaro-ukrainase që s’iu nda lufta

23 vite më parë shqiptari nga Kosova, Zeqirja Zeka u detyrua të shpërngulet nga vendlindja e tij pas luftës së fundit në Kosovë së bashku me gruan e tij ukrainase, Yana Michailenkos. Ndërsa tani nëna, vëllai dhe motra e gruas e kanë të njëjtën fat si tijën, pas invazionit rus në Ukrainë.

Historia e Yana Michailenkos dhe Zeqirja Zekës filloi në Kiev në vitin 1992, ku ky i fundit punonte për një kompani zvicerane në Ukrainë.

Pas disa takimeve ata u martuan. Kur Zeqirja u transferua në qytetin më të ftohtë në botë, Jakutsk në Rusinë verilindore, Yana shkoi me të.

Një vit më vonë, Zeqirja mundi të bindë punëdhënësin e tij që ta transferonte atë në Prishtinë. Yana më në fund u njoh me familjen e burrit të saj.

Në të njëjtin vit, nëna e Yanës, Vira, udhëtoi për në Prishtinë, për t’u njohur me nipin dhe familjen e dhëndrit të saj.

Situata e përkeqësuar në Kosovë në vitet e 90-ta detyroi Zeqirja-n që bashkë me familjen të largohet në Angli dhe vetëm në vitin 2000, pas përfundimit të Luftës në Kosovë, ata u kthyen në vendlindje.

Që nga viti 2003, Familja Zeka udhëtonte pa problem për në Ukrainë, por invazioni rus në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre, që atëherë të afërmit ukrainas të familjes nga Kosova janë kërcënuar drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, ashtu siç familja Zeka u kërcënuan në Kosovë në fund të viteve 90-ta.

Megjithatë, Yana është e lumtur që familja e saj në Ukrainë arriti të arratiset nga Kievi.

“Unë flas me nënën time çdo ditë që të di që ajo dhe vëllezërit e motrat e mi janë mirë”, tha Jana për mediumin gjerman DW. “Faleminderit zotit që ata kanë internet dhe mund të na kontaktojnë. Është shumë e vështirë për mua të di se nuk mund të bëj më shumë. E vetmja gjë që dua është të kthej nënën, motrën dhe vëllain tim këtë pran meje”.

1 Komente

  1. K
    K

    Në që kemi politikane hajdutë të degjeneruar jemi me keq , se lufta mbaron kurse degjeneratat jo, ata veçse shtohen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje