FOTOT: Serbia nxjerr në shitje “Albanija”-n që ngrihet mbi Beograd (historia e “Shqipërisë” në zemër të kryeqytetit serb)

19 Prill 2022, 20:00Rajoni TEMA

FOTOT: Serbia nxjerr në shitje “Albanija”-n që ngrihet mbi

Një pjesë e pallatit “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje.

Televizioni shtetëror serb RTS shkruan se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje. Tenderi është shpall në muajin janar të këtij viti. Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimetuar të Beogradit. Administratori i bankës, Mijo Stanarçeviç, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shitje në masën 50% të vlerës së parashikuar, duke u bërë tejet tërheqëse për blerësit potencialë. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.

Historia e “Shqipërisë” në zemër të Beogradit

Pallati “Albanija” është qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939 në cepin e rrugës Kolarec dhe rrugës Knez Mihailo. Ndërtesa u projektua fillimisht sipas projektit të bërë nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç në vitin 1938. Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1939, sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit Gjorgje Lazareviq (Đorđe Lazarević). Për një kohë të gjatë ajo ishte ndërtesa më e lartë e qytetit, si dhe qendra kryesore e tij përkrah shëtitores Terazije – Slavija.

Pallati Shqipëria ka gjithsej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2. Në periudhën që u ndërtua, Pallati ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.
Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perëndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike, sipas arkitekturës unike kombëtare.
Taverna u shkatërrua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu elektricitetin dhe furnizimin me ujë për ndërtesën për ta bërë atë jofunksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga ndërtesa vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca.

Ndërtimi i ri filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pastolisura, bazat pa pengesa, dhe fasadë e drejt. Gjithashtu, kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa me larg nga fasada, me qëllim për të riforcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.
Më 1983 ndërtesa u cilësua si një aset kulturor i një rëndësie të madhe.

13 Komente

  1. A
    Anri

    Lërini nacionalizmat boshe..Historia në qendër të Beogradit..????????????????..Je një shtet që dhe breket i importon.. Shtet pa shtylla ekonomike. Shtet që ekonominë e ka thjesht magazina me qera.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovari

      Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        O Koqevar a do beheni njerez ju apo jo?? Akoma vazhdoni me akuza te pjella nga mendjet tuaja te semura?? Mblidhni trute se late nam duke sajuar gjera te pa verteta.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Ceni

        Ky pallat eshte prane qendres vjeter, prane kalemegdanit dhe buze Danubit. Po nuk eshte i vetmi objekt me emer shqiptar ne Beograd. Aty prane eshte dhe nje rrugice me emrin "Rrugica e shkodres" (skadarska ulica), e shtruar me kalldrem. Thuhet se ne kohen e pushtimit turk, aty shkonin tregtare nga shkodra, qe shisnin kryesisht nje lloji peshku qe perdorej per meze me raki etj.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neutrino

          Legjenda urbane në Beograd thotë se aq e lartë ishte ndërtesa për kohën saqë po të hypje në tarracën e saj shihej Shqipëria. Prandaj i dhanë këtë emër

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xxxxx

            Or ti me "emrin"kosovari, Komenti jot nuk ka lidhje me artikullin. Ti don me shkarku mllefin tend. Ti thua idiotsira qe qarkullojne neper kafene. Ti nuk ke asnje fakt per ato qe thua. Po i thua nga kultura jote idiote se, kush nuk mendon si ti eshte armik. Je thjesht, nje mendje pjerdhur.

            Përgjigjjuni
            1. a
              ashtu kot ,kot fare ....

              Interesant shume ne mes te Beograd-it nje pallat me emerin "Shqiperia" .....shume interesante !!!!!! Po supozojme thashe supozojme (se ne te vertete larg qofte bu bu bu ja none) sikur ne mes te Tirones te kishte ndonje pallat me emerin Serbia ........he avash ...sikur thashe ( mos filloni e ulerini ) ......ashtu kot, kot thash meqenese neve jemi "paqesoret" dhe ata "kriminelet" he .....ç'fare mund te ndodhte ???????

              Përgjigjjuni
              1. f
                flatun seferi

                fix! do i kishin varur bashkiakun qe nuk i ndryshonte emrin! fl aken pallatit! kanibal me "kulture",ne!

                Përgjigjjuni
                1. f
                  flatun seferi

                  fix! do i kishin varur bashkiakun qe nuk i ndryshonte emrin! fl aken pallatit! kanibal me "kulture",ne!

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Luli

                  Cfare? Asgje. Atje qenka emri nje pallati. Ketu ke qindra emra vendesh. Vodice, Gradishte, selishte, corovoda etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zzzzzz

                    Në qendër të Athinës është një rrug me emrin Durresi e pastaj? Nuk është një habi e madhe...

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genti

                      Edhe ne qender te Kamzes ështe sheshi Amerika. Hahahaha

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bashkimi

                        Beogradi kurrë s!ka qenë sllavë deri më 1878 ishte pjesë Beogradi Yllir - Daradni, Romak, Bizantin, AustroHungarez Turk dhe e dhe në fund sllavo serb nga viti 1878 serb. Ketë dëshmojnë shumë emra p.sh. Kuartet e Beogradit si; Terazie ku gjindet edhe pallati “Albania”, Karabuma, Kalmengdan, Dorçol, Avalla Topçider, Tashmajdan etj. janë emra turk. Čukarica,Vozhdovac, rrugë Abagjivska Abardareva, Ballkanska, Kosovaska, Skadarska/Shkodra/, Draçka - Duurësi/ Prizrenska, Gusinjska, Debarska, Gjakovaçka, Ibarska, Kumanovska, Obiliqit, Deçanska, Nerodimska etje etj. Të gjithë emrat janë nga isha Jugosllavia dhe disa territore bullgare, Italiane dhe vendeve tjera për rreth që simbolizojnë kinse hegjemonin sero –ruse dhe historinë kinse okupues të territoreve të tyre. Beogradi më 1743 kishte 98.000 banorë prej tyre 77.000 ishin të besimit islam – mysliman turq, shqiptarë dhe rom që vendasit turqit i quanin Manxhuka dhe Gangriç. Beograd, kishte 27 lagje turke e shqiptare dhe 217 xhami, 7 banjë publike /Hamame/, rreth 7000 banje shtëpiake – 21 shitore, hane etj. Këto janë dëshmi të pakontestueshme se vendbanimet kryesore në Dardani dhe Pashallëkun e Beogradit ishin myslimane dhe pa serb dhe me pak sllavë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje