
Albin Kurti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë prejse është votuar kryeministër I Kosovës.
Lajmin për udhëtimin e Kurtit, e ka konfirmuar për disa media në Kosovë, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Udhëtimi i Albin Kurtit në ShBA do të jetë për ceremoninë e varrimit të së ndjerës ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilës i jepet lamtumira më 27 prill.
Kjo vizitë nuk është vizita që kishte paralajmëruar Kurti për takime me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan, dhe nuk do të jetë e gjatë, siç kishte thënë për vizitën e tij në maj.
Në këtë ceremoni varrimi shkon edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurti kishte lajmëruar se në ShBA do të shkojë në pranverë dhe se do të qëndronte më shumë se që qëndron zakonisht në vizita jashtë vendit.
Për t’i dhënë theks përgjigjes së gazetarëve, të cilët sipas Kurtit “ishin më të interesuar se vetë ai”, ai tha se “jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem”.
“Duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht, ashtu që do të mund të ma bëni pyetjen ‘e kur do të ktheheni?’”, pati thënë kryeministri Kurti.
Kjo vizitë e Kurtit pritet të jetë e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ka pranuar kritika të rrepta nga opozita për asnjë vizitë në Washington, dhe zbehje të raporteve me aleatin kryesor të shtetësisë së Kosovës.
Kurti, mohon se ka zbehje të marrëdhënieve me ShBA-në. Madje, sipas pushtetit, Kosova asnjëherë s’ka pasur marrëdhënie më të mira.
Por kjo nuk është dukur në horizont, megjithëse është provuar të tregohet si e tillë. Në të njëjtën kohë, njihen komentimet ironizuese të Albin Kurtit, si “Amelika, Amelika”, dhe një qasje tjetër sa i përket qëndrimit të Kosovës ndaj kërkesave amerikane.
Serbia është angazhuar në lobimet e saj në ShBA, gjë që ka bërë të rriten shqetësimet e përpjekjeve të Kosovës për të kultivuar marrëdhëniet me Washington-in.
Po Sali Rrahmanallah Birishen dhe Ilir Meten do i marin me vete Albini me Vjosen?
Keta plehrat tane kur shkojn paguajn edhe ndonje 50mije dollereshe per ndonje foto.
Kësajë i thonë, me të hy në Amerikë, nga penxherja e jo nga Dera. Punë legenash që do të shohin të tjerët në se do tja u varin, a do tju a hedhin sytë, dhe qameti i qametit, ndonjë shtrengim dore akoma,të lagur, duke dalë nga WC-ja….
Kur eshte puna per politiken amerikane Kurti eshte ose konfjuz, ose idjot, ose i mencuri i dynjase! Eshte shume e veshtire te kuptosh qellimet e Kurtit kur me "doreza", pa "doreza"; direkt apo indirekt i kundervihet politikes amerikane(dhe evropiane) per bisedimet. Ose ka keshilltare "aljenet" nga bote te tjera me te civilizuara se toka, ose eshte vet qe ka fanepsje telepatie, ne nuk e kuptojme. Ai nuk i perket rruzullit tokesor. Ai i perket gjithesise dhe prandaj ne na duket ose idjot ose konfjuz. Kuptojme fjalet e tij ne shqipq, por asnjehere idene se si do e arrije te realizoje keshillen e te ndjeres Allbright kut tha se "Kosova fitoi lufte, tani duhet te fitoi paqen". Mbase perfundimisht do kuptoje se te fitosh paqen nuk do te thote te besh lufte, apo te hiqesh sikur do besh lufte, aq me teper te besh lufte me Ameriken...Une per vehte, nuk shikoj ne levizjet e Kurtit as dipllomaci dhe as mencuri. Kur flet Kurti mua me duket sikur ai "shet eren" per te fituar furtunen....