
“Për dhjetë vite, Aleksandër Vuçiç i është shmangur shumë radarëve dhe ka mundur të sundojë Serbinë pa u vërejtur, në një Evropë të vërshuar me kollaboratorë populistë të Putinit, të preokupuar me krizën e emigracionit, Brexit-in, trampizmin dhe pandeminë. Agresioni i Putinit në Ukrainë ndërroi të gjithë peizazhin politik global, heshti populistët, riktheu kuptimin e unifikimit të Evropës, politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, dhe Shtetet e Bashkuara si shtylla kryesore e paqes dhe sigurisë në Evropë”, ka thënë Ivan Videnoviç, profesor në Universitetin e Beogradit, për gazetën malazeze “Pobjeda”.
Videnoviç thotë se në këtë pikturë radikalisht të kthyer përmbysë të Bashkimit Evropian, Aleksandër Vuçiç “ka mbetur vetëm, i tharë, i zbuluar dhe i ekspozuar ndaj vërshimeve”.
“Hienat, mizat e mushkonjat kundër ujkut vetmitar, kështu Presidenti i Serbisë, Aleksandër vuçiç, përshkroi marrëdhënien mes malazezëve dhe shqiptarëve në njërën anë, dhe serbëve në anën tjetër. Presidenti i Serbisë e sheh vetëm si ujk të vetëm, i cili me guxim me lufton Scylla-t dhe Charybdis-t e politikës botërore, qartazi duke provuar që varkën e vogël serbe ta lidhë me anijen e madhe ruse”.
Kjo gjë, thotë profesori beogradas, “e bën Vuçiçin njeriun më të palumtur në Serbi”.
Moska nuk është më partner për Serbinë, shpjegon ai. “Puna e një kryetari të një shteti evropian nuk mund të bëhet me mbështetjen e armikut më të madh të Evropës moderne, dhe kërcënimin më të madh të mbijetesës së botës”.
“Si një shoqëri, e cila gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve është rrënuar moralisht nga propaganda dashakeqe ruse, [Serbia] është e paaftë të sheh botën dhe të mirën e të keqen brenda saj, jashtë vizionit egoist. Presidenti i një shteti të tillë është i palumtur”.
Profesori serb thotë se tani Vuçiç do të synojë të bëjë edhe diçka për të shpëtuar veten. Të provojë sa më shumë që të shtyejë formimin e qeverisë deri në gusht, me shpresën që kriza në Ukrainë të pësojë ndonjë kthesë në favor të tij.
“Duke shtyrë sanksionet deri në zgjedhje, Vuçiç tanimë ka bërë shumë për Rusinë; tani do të shohë të prolongojë afatin deri në gusht duke shtyrë formimin e qeverisë së re. Shpresa intime e tij gjatë kësaj kohe do të jetë që diçka madhore të ndodh në lidhje me agresionin rus, që do të bënte që të rillogarisë në lidhjet zyrtare me Moskën”, shpjegoi ai për Pobjeda.
Por, një gjë e tillë, as që është brenda fushës së mundësive, shpjegon profesori serb.
“Sidoqoftë, prospekti për një gjë të tillë është i zbehtë, dhe me gjasa për përkeqësim më të madh, sepse Moska do të mbetet shumë larg Perdes së Hekurt për shumë vite. Beogradi tanimë vetëm ka bërë shumë duke u ndihmuar bizneseve ruse, që t’u shmangen sanksioneve”.
Serbia, sipas profesorit, ka katër çështje para vetes, të cilave duhet përgjigjur me “po”, por që realisht bën të kundërtën.
“Anëtarësimi i Serbisë në BE/NATO, sanksionet kundër Rusisë, gjenocidi në Srebrenicë, dhe njohja e de facto ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur. Duhet kurajo personale të shohësh veten para pasqyre dhe të përgjigjesh para këtyre katër pyetjeve, decidivisht dhe qartësisht – PO”, thotë ai.
Paska dhe njerëz qe menduakan ne Serbi se nganjëherë na vjen dyshimi sikur te gjithë janë te doktrinuar ne atë pike sa ja kane lënë te menduarit qeverise