
“Votimi i Aktit Bazik të Rusisë dhe NATO-s në vitin 1997, dhe pamundësia për të ndalur [ndërhyrjen] e NATO-s mbi ish-Jugosllavi”, ka thënë ish-këshilltari i Vladimir Putin, Sergei Karaganov, “janë faqet më të turpshme të politikës së jashtme ruse”.
Karaganov i cili ka këshilluar Boris Yeltsin-in dhe Vladimir Putin, në intervistën e tij, bëri një varg akuzash kundër NATO-s, për të vazhduar edhe më tej eksploatimin e sentimenteve pro-ruse në Serbi. “Kurrë më nuk do ta përsërisim atë turp kundër Serbisë”, tha ai për Sputnik.
“Një tjetër front në Ballkan do të hapet herët apo vonë”, u shpreh ai. “Tensionet që kanë mbetur herët apo vonë do të përshkallëzohen”.
“Nuk ka dyshim që situata në Ballkan do të shpërthejë përsëri”, vazhdoi ai, derisa fajësoi Perëndimin se “kanë lënë shumë plagë të hapura” në Ballkan.
“Këto janë plagë që realisht mund të shërohen vetëm me jod”, u shpreh ai.
Shkencëtari politik rus tha se Rusia e kupton pozicionin e Serbisë, dhe, “qëndrimet parimore të tyre”. Në të njëjtën kohë, tha Karaganov, “ne nuk duam që Serbia të varfërohet për shkak qëndrimit të tyre parimor”.
Që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainën, janë ngritur alarme për mundësinë e bartjes së konfliktit në Ballkanin Perëndimor. Liderët rajonalë, të vetëdijshëm ndaj rrezikut që kanoset, vazhdimisht kanë ngrerë shqetësimet e tyre.
Strehat ruse në rajon. kanë argumentuar ata, janë Serbia dhe entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, “Republika Srpska”.
Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior [Serbia] organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur bëhen dy muaj që nga agresioni rus mbi Ukrainën.
Miqtë e Putinit në Serbi dhe në entitetin serb të Bosnjes “Republika Srpska”, shkroi kryeminuistri i Kosovës, synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan dhe për Ballkan.
T’i besohet deklaratave të Beogradit e cila armatoset nga veriu e lindja, tërë kohën, Kurti tha se është naivitet.
“Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit”, tha ai.
“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”.
Kurti rikujtoi se taktikat e njëjta si ajo e Putinit që përdori për agresionin e tij mbi Ukrainë, Kosova i ka parë edhe më herët.
“Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë”, tha Albin Kurti.
“Kështu thoshin edhe për Putinin”.
Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi”, shkroi mes tjerash Kurti.
Nato ta pshurr kadal edhe rusin e serbin.
Nato po ju ben te flisni me vete pa luftuar fare vetem me armatimet e natos po ju ben byth ukraina
Po Ky Kari Kurti ,çfar ka qe flet vetem per Serbin, Shiko Kosoven dhe bej Punen tende ne Kosove, mos i hidh Benxin Zjarrit Idjot, Injorimi i Serbise ,behet duke mos ja permendur as Emrin. Jo duke folur ore dhe minut per Serbine. Serbia po te doje le ta krruaj Bythen me Kosoven ,po su shkaterrua me rrenje. Kosova eshte me e Forte se Kurre ,ne Krah te Shqiprise ,Natos dhe Turqise
Do ta shikoje Jodin serbi kur t'i plase ne Beograd
Rracë e qelbur sllave
Racen Sllave gjithmon e ka ndihmuar ANGLI ,FRANCE DHE ME PAK GJERMANIA,kur Putini inskenoj 11 shtatorin Ruse duke hedhur vete ne here 3-4 pallate ne Rusi, hodhi dhe ne here ne stadjum babane e KADIROVIT RAMZANIT ,dogji çeçenine duke edhur fain fondamentalisteve çeçen ,qe ne fakte luftonin per pavarsi nga Moska nen idene e DUDAJEVIT qe putini e vrau ,keto vende kane ndimuar dhe ekspasjonin pansllav ne te shkuar ,tani zgjohen nga letargjia se ka plasur lufta brenda EUROPES .
Sherri do nge dhe para, perëndimi i ka me shumicë të dyja, prandaj e dini shumë mirë që jeni te humbur por bëni ca propagandë se gënjeni ndonjë fans që kini.