"Kurti, Hitleri i vogël ballkanik"

25 Prill 2022, 11:09Rajoni TEMA

"Kurti, Hitleri i vogël ballkanik"

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për fyerjet që ky i fundit ka bërë për presidentin Vuçiç.

Ministri në reagimin e tij për mediat ka bërë me dije se Aleksandër Vuçiç po ndjek një politike për sigurimin e paqes kombëtare të vendit dhe jo vetëm apo po merr shumë nisma edhe për zhvillimin e rajonit.

Ndërkohë nga ana tjetër ai i është drejtuar Kurtit si Hitleri i vogël ballkanik, që kërkon vetëm pushtimin e veriut të Kosovës dhe të Metohisë.

“Ndërsa Aleksandër Vuçiç ndjek një politikë që vendos sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm si synim kombëtar të Serbisë, por gjithashtu sheh një ruajtje shumë më të gjerë të të gjithë rajonit tonë.Ai po ndërton nisma rajonale si Ballkani i Hapur, duke ndërtuar autostrada, të cilat gjithnjë e më shumë lidhin kryeqytetet e rajonit, Vuçiç ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar gjithë Ballkanin Perëndimor me atë që i mungon tregut, qofshin vaksina, respiratorë apo grurë e misër.

Nga ana tjetër  Hitleri i vogël ballkanik, vetëm ëndërron se si të pushtojë veriun e Kosovës dhe Metohisë me zjarr e shpatë, si te serbët e anuar nga faqja e dheut dhe si të krijohet e ashtuquajtura Shqipëria e Madhe”, ka thënë ministri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Kurti nuk merret me asgjë tjetër tjetër përveç ideve, gënjeshtrave dhe provokimeve të Hitlerit që do të ishte mirë që të ndalej me kaq.

“Hitleri i vogël ballkanik nuk merret me asgjë tjetër përveç ideve, gënjeshtrave dhe provokimeve të Hitlerit dhe do të ishte mirë të ndalet me kaq, por kur dikush është Hitleri i vogël ballkanik, asgjë nuk mund të të befasojë prej tij”, ka thënë Selakoviç.

5 Komente

  1. X
    Xhevat

    Albin Kurti mamin jau rregulloft të gjithë sërbëve edhe sërbofilëve .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu Kot

      E kuptoj qe eshte nje moment i veshtire te shkruash per kete teme. Kjo teme eshte si loja e maces me miun qe edhe shkrimtaret me te medhenj te botes nuk e kane zberthyer. Aq me teper qe te mundohesh te thuash te verteten, mund te gjendesh ne nje situate te papelqyeshe. E di qe keto qe keto qe do them do jene 50 perqint te pelqyeshme, dhe 50 perqint te pa pelqyeshme. Serbi eshte nje dhelper qe gjithe kohen ka manipuluar gomarin shqiptar dhe ate per te na nxirre ne ne syte e botes. Ai me shejtallnek ka drejtuar Kosoven "historikisht" me dhenduret e vet. Kjo eshte bere nga ana e tij sepse ai ka menduar qe dhenderi sado i keq qe eshte eshte me kollaj per ta manipuluar se sa nje tjeter...Dhe keshtu Kosova gjate kohes se Jugosllavise ka qene e shtypur, ku kosovaret me qellim kane qene te diskiminuar dhe te shtypur. Nga ana tjeter ata kane qene te lyer me "boje te zeze" si popull qe nuk meritojne liri…. Propaganda serbe dhe akademia e shkencave, kish ne plane te saj strategjik teorine e Cubrilloviqit qe ne thelb presupozonte zhdukjen e rraces shqiptare… Historia dihet se si u fitua liria. Madlen Ollbright si person qe e njihte mire serbin, e parashikoi qe puna me serbine nuk do ishte e lehte. Kosova duhej te fitonte paqen, per te cilen Allbrigt ishte skeptike sepse e kuptonte se cfare dhelpre eshte Serbia. Fitimi i paqe kerkon tru. Ne rradhe te pare kerkon bashkepunim me Ameriken dhe Evropen, ne kushtet kur edhe Amerika nuk ka te njejten platforme me Evropen sepse Evropa ka friken e "Kutise se Pandores".... Me largimin e Thacit qe ishte i qarte ne bashkepunimin me Ameriken ne plan te pare , Kosova ka pasur erresire ne rrugen e saj drej paqes. Politikanet e saj, vecanerisht Kurti, nuk kane pasur vizionin e nje burri shteti, por te nje prijsi lokal qe nepermjet thirrjeve luftarke, kane manipuluar turmat per te marre pushtetin. Kurti edhe kur e ka marre pushtetin, vazhdon te njejten politike qe te rrise rreputacionin ne nje ambjent te lodhur te Kosoves. Ai e paraqet vehten sikur urren Vuciqin dhe Serbine me shume nga te gjithe. Ai nuk le rast pa share dhe pa kritikuar Serbine. Ai ne kete rruge nuk pyet ne se keto jane veprime qe i sherbejne Kosoves ne rrugen e saj drejt paqes me Serbine. Mjafton qe ai te mbetet Lideri I Madh…. Kurti nuk degjon as Ameriken dhe as Evropen. Ai duket sikur luan nje "tango dyshe" me Vuciqin per te ruajtur statukuone e "luftes" midis Kosoves dhe Serbise. Qe te mos jem i bezdisur le te permend se si ai nuk degjoi Evropen qe beri propozime konkrete per serbet e Kosoces se si te merrnin pjese ne votime. Ai kete perpjekje te Evropes e mbuloi me thirrje luftarke se Kosova do e ruaj sovranitetin e saj me cdo kusht, ne nje kohe qe ky sovranitet nuk rrezikohej… Po keshtu, ai nuk le rast pa "keshilluar" Evropen dhe Ameriken se si Serbia eshte rrezik per Evropen dhe dore e zgjatur e Rusise ne Ballkan. Ky reagim i ketij ministri erdhi sepse Kurti ne mediat sociale e quajti Vuciqin Putin te vogel. Ky minister per anallogji e quan Kurtin Hitler te Vogel. Une e denoj kete thenie te ketij ministr, por nga ana tjeter e pyes Kurtin se pse beri gjithe ate zhurme per te rinovuar shtepine e Xhafer Deves, bashkepuntorit te Fashizmit? Ne kete kontekst pyetja shtrohet se pse Kurti gjithmone del si kerrici para gomarit dhe i jep ment Evropes dhe Amerikes, se kush eshte Vuciqi. Sikur Evripa dhe Amerika nuk e dine se kush eshte Serbia dhe Vuciqi! Kjo i ngjan punes se delenxhiut qe kur po digjej shtepia e komshiut, i kerkoi komshiut nje ure per te ndezur cigaren… Keshtu ne pamje te jashtme duket sikur Kurti eshte patriot i math, por me veprimet dhe llafet e tij ndihmon Serbine te baltosi Kosoven. Evropa dhe Amerika kane planet e tyre, sepse dine me mire, Kurti nga ana tjeter vetem sa u ngaterrohet neper kembe dhe hedh vickla…..

      Përgjigjjuni
      1. Visi

        Ashtu kot ,ja ke fut kot...

        Përgjigjjuni
      2. P
        Prishtina

        Pushtimin e veriut ,pse ta pushtojm atje jan policia e kosoves jan doganieret kufiri dogana teritor i Kosoves,nese popullesia jan me shumic serbe ska kush kunder si jetoni ju kryesorja policin i.kemi atje

        Përgjigjjuni
        1. G
          GGG

          Kjo retorike ngjan pak si shume me denazifikimin e Ukraines. Kosova te armatoset mire dhe te pergatitet per cdo skenar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje