Stradner: Fatkeqësisht, shumë politikanë perëndimorë s’e kuptojnë që Vuçiçi është faktori kryesor i destabilitetit në rajon

7 Prill 2024, 15:46Rajoni TEMA
Stradner: Fatkeqësisht, shumë politikanë perëndimorë

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, konsideroi se disa vende të Bashkimit Evropian (BE), por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), s’e kuptojnë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, aktualisht është faktori kryesor i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Stradner, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, nënvizoi se inteligjenca serbe ka shpenzuar kohë për të bindur disa figura në botën perëndimore se Vuçiçit i interesojnë vetëm paratë dhe rrjedhimisht, mbetet faktor stabiliteti, duke bërë në të njëjtën kohë që presidenti serb të duket “udhëheqës i moderuar” në sytë e bashkësisë së organizuar perëndimor.

“Inteligjenca e Serbisë shpenzoi kohë për të bindur disa figura në Perëndim se Vuçiçit i intereson vetëm $ dhe ekonomia është çelësi; për të përçuar mesazhin ‘të harrojmë vitet ’90 dhe të mendojmë për bashkëpunimin e ardhshëm’ – muzikë për veshët perëndimor; për të shkatërruar opozitën pro-perëndimore dhe nxitur grupet e ekstremit të djathtë”, tha ajo.

“Fatkeqësisht, shumë politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë Serbinë. Disa në Mbretërinë e Bashkuara e kuptojnë, por nuk mund të bëjnë shumë.

Gjithashtu, ata nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Vuçiçin sepse nuk ka opozitë”, shtoi Stradner, derisa shprehu drojën që shumë pak liderë i kushtojnë vëmendje rajonit.

E megjithatë, shumë analistë të huaj konsiderojnë se shpresat e bashkësisë perëndimore se perspektiva evropiane e Serbisë do ta shtynte Vuçiçin që t’u përmbahet normave demokratike në vend dhe të përmbahet nga minimi i vazhdueshëm i shteteve fqinje, tashmë janë thyer sepse Serbia vazhdon të marshojë sipas një daulleje krejt tjetër nga pjesa tjetër e kontinentit evropian.

 

4 Komente

  1. O
    Open Balkan

    Nuk është se nuk e kuptojnë por nuk duan ta kuptojnë sepse pastaj duhet ndëshkuar Serbinë! Po Edi Rama pse vazhdon hapjen me Serbinë?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeta

      Këtë lajm pëcjelluani Edi Ramës, se sërbia e njeh vetëm gjuhën e forcës e jo gjuhën e paqës dhe dialogut. Turp për Edi Ramën që me këtë president themeluan Ballkanin e Hapur, shiqo sot Bujqit e Lushjnes dhe Fierit në protestë qfar pankarta kanë në duar, çka kërkojn ata. Kjo është open ballkan që vetëm serbisë i duhet, e mjerë për KM që i ka besuar dhe vazhdon ti beson ketij këlyshi te millosheviqit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne vend te vetiullave,nxjerre syte

        Me siguri,kjo ”specialiste,qe shkon kunder perendimit,do te kete marre ndonje cop tok ne kosove .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerika

          Specialistja është amerikane.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje