Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një seri të re takimesh me përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës institucionale dhe për konstituimin e Kuvendit.
Pas takimeve të një dite më parë me liderët politikë, Osmani pritet që t’i vazhdojë konsultimet edhe sot. Bashkëkryetari i subjektit Guxo, Faton Peci, ka konfirmuar se është ftuar në takim nga presidentja në orën 09:00. Një ftesë të ngjashme ka marrë edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen për të enjten.
Të mërkurën, presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në komunikatën zyrtare të Presidencës u theksua se presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë që të arrijnë pajtueshmëri sa më shpejt, brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit dhe zhbllokimin e proceseve institucionale në vend.
Siq e kam thane shum her kjo tentative e presednike osmankes eshte per tju mbushe mendjen partive politike ne kosove se ajo eshte presednike por qe ne fakt e ka deshmuar se ishte vetem e qenefit dhe listes serbe sepse ata e kan zgjedhur,tash se fundi as qenefi spo e don andaj ka filluar kete loje te ndyre per ta bler edhe nje mandat aq sa i duhet serbise dhe llajqakut, asnje kompetence tjeter ska sepse sikur te kishte sdo kishte nevoje ti ftoje nje nga nje por do ti detyrobte te gjithe te shkonin ne takim dhe atyperaty do gjindej zgjidhja,kjo eshte vetem loje e magarit kur e kishte hanger ujku e ai thoshte bane zot anderr.