Një udhëtim drejt një plazhi përrallor grek u kthye në një aventurë për t’u harruar për disa turistë, të cilëve iu kërkua të hidhen në det me gjithë rroba e çanta për të arritur në breg. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si pushuesit detyrohen të mbajnë çantat mbi kokë për të arritur në një plazh në ishullin e Kretës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ata u detyruan të dilnin në breg në këtë mënyrë për shkak se zyrtarët kanë ndaluar përdorimin e platformave të anijeve, për të shmangur mbipopullimin e plazheve. Megjithatë, pasi panë videot, autoritetet ranë dakord që të instalonin një platformë për zbritjen e turistëve.
Turistët, që sipas mediave lokale ishin amerikanë, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për këtë situatë, aq më tepër që më të vegjlit dhe më të moshuarit u detyruan të qëndronin në anije për shkak se ishte e rrezikshme të zbrisnin si gjithë të tjerët.
Greqia, por edhe shtete të tjera europiane si Italia dhe Spanja, janë disa nga destinacionet kryesore të pushimeve verore për turistë nga veriu i Europës por edhe Shtetet e Bashkuara. Shpesh, banorët vendas kanë protestuar kundër mbipopullimit nga turizmi.
Parulla kundër turistëve janë parë të shkruhen nëpër mure në Athinë e qytete të tjera, por edhe në ishuj të Spanjës, si Menorka apo Marbeja. Në Barcelonë, javën e kaluar, disa banorë vendas lagën turistët me ujë teksa ata po qëndronin në restorante.
Turistet ose me mire pushtues i jane keshuar Himares,Dhermiut be nje shkalle te padurueshme.Agresivitet,trafik,mbipopullim eshte dhjere fare.Pse nuk shkojne ne Darezeze,Velipoje,Tale,Divjake etj?Nuk ka Himara dhe Dhermiu kapacitete per kaq shume masivizim ordiner
Me mire keshtu se sa te japesh 100 euro per cadren ne Ksamil...
Le te vijne ne albanistan se i pret palla i gjate dhe taulant kokcepshi. I pret dhe topi i mu**t ne golem sherri ne vlore qeni i ngordhur ne shengjin etj... 100 here me mire preferojne qe te bejne aventura te tilla se sa te vijne ke vendi i llumit. V.lesht.
cne ? ju bythqirave te janulles sikur kini dobsi pallen e gjate. Ne bythe e doni gjithmone
Janë shumë, të papërballushëm. Zgjidhja, Ata vinë, ne ikim.