
Popullariteti i presidentit rus në Serbi është vetëm një përqindje më poshtë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Mes udhëheqësve botërorë, 45 për qind e qytetarëve serbë janë shprehur për Putin, pasuar me 12 për qind për presidentin kinez Xi Jinping, Emmanuel Macron, presidenti francez, renditet i treti me 11 për qind, kancelari gjerman Olaf Scholz i katërti me 5 për qind.
Recep Tayyip Edrogan, president i Turqisë renditet i pesti me 3 për qind, shkruan KosovaPress.
Në mesin e udhëheqësve të vendeve përreth, serbët opinion më të mirë kanë për kryeministrin hungarez Viktor Orban, 37 për qind.
Hulumtimi është kryer në qershor të këtij viti nga Demostat dhe në të morën pjesën 1.203 të anketuar.
Që 45% e serbëve kanë simpati për Putin nuk është ndonjë përqindje e lartë po të lidhet me të përbashkëtat midis serbëve e rusëve si identiteti, kultura, besimi, traditat, historia, etj. Në Kosovë shkon në 72% simpatia për Erdoganin dhe kjo sigurisht është si rrjedhim i të njëjtave arsye përse serbët kanë simpati për Putin.
Ku është diagrami, ta shohim vetë dhe ta interpretojmë vetë? Se ka 2 pyetje për pëlqimin. Këtu është dhënë njëri pëlqim. Serbët janë 90 % me Rusinë, së paku!
Pas 7 korrikut 2022, me rrezimin e Edi Bidenit, nga Sali Putini, Vladimir Berisha do te jete 100% me i preferuar i kokepalareve te Shqiperise.