Vrasja e Faton Hajrizit, Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon sqarime nga Serbia

19 Korrik 2024, 21:50Rajoni TEMA
Vrasja e Faton Hajrizit, Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon sqarime

Qeveria e Kosovës kërkon sqarime nga Serbia lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit, personit që ndërmori një sulm ndaj policëve serbë duke vrarë një prej tyre.

Ministria e Jashtme, përmes zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, kërkoi që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë sot.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Kjo vjen pasi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç konfirmoi vrasjen e një shqiptari, por pa bërë të ditur emrin e tij.

1 Komente

  1. Z
    Zdravo VV

    Ministresha dhe stafi i sajë politìk e kam mirpritë dhe e kan festuar vrasjen e Faton Hajrizit Marri per këta faqezi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje