Vuçiç: Kurti dëshiron që të ndodhë diçka që SHBA të ndërhyjë kundër Serbisë

23 Mars 2024, 09:13Rajoni TEMA
Vuçiç: Kurti dëshiron që të ndodhë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

“Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva të premten.

Të enjten pak para mesnatës, Kurti tha se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

Vuçiç tha se ato pamje “janë nga zona e sigurisë tokësore”.

“Kurti dëshiron që të ndodhë diçka që SHBA-ja të ndërhyjë kundër Serbisë”, tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O’Brien.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse.

Vuçiqi e thirri një seancë të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për të shtunën, shkak të një sulmi të madh me armë në kryeqytetin rus, Moskë, më herët gjatë mbrëmjes.

“Ka disa arsye për këtë”, tha Vuçiç për TV Prva.

Vuçiq tha gjithashtu se përveç “masave për mbrojtjen absolute të sigurisë së Serbisë, do të propozoj edhe disa ligje të reja”.

Seanca është paralajmëruar të mbahet një ditë më vonë, më 23 mars.

Së paku 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.

Sipas tyre, persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Crocus City në Krasnogorsk, afër Moskës, mbrëmjen e së premtes.

Shpërthime të njëpasnjëshme u raportuan, po ashtu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë, siç tha, “këtë sulm të përgjakshëm terrorist”.

4 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Nuk eshte ushtria e Republikes te Kosoves,ajo e cila u afrua ne zonen kufitare prane serbise fashiste ,qe mori urdhera nga Kryeministri,dhe ky nga SHBA,te provokoj gjarperi ,por eshte gjarperi qe i perdor metodat e putinit ,ato metoda djallezore ,te cilat u zbatuan ne Ukraine.Keto xhelat,zgjuaresine e tyre te mbrapsht,e kane prioritet nga shtepia si femi,nga shkolla klasa e pare,nga prifterijt nga bisedat qe i kane ne cdo rast,i kane nga vet strukturat e shtetit te tyre agresiv.Te gjitha keto provokime qe i behen Republikes se Kosoves,jane nje skenar i zgjatur zinxhir,te cilat perdoren ne momente te ndryshme ,ashtu sic u deklarua kulcedra vucic!"ne nje moment te duhur ne do tja kethejme Republiken e Kosoves rusoserbise"Enderrat e ketyre kasapeve jane te vjetra,ato kane vdekur nji here e pergjithmone!SHBA,NATO ,ANGLI GJERMANI,,e monitorojne situaten ,ushtria policia e republikes se Kosoves ,eshte roje nderi.Ne fund fare,iken me bisht nder shale,se ska se si ndryshe..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku yt

      Hera e pare Z. Flamur qe je treguar objektiv dhe nuk ben elozhe per Kurt Rrumpallen. Per kete ke dhe falenderimin tim se nuk ma lodhe koken me Kurtin qe “ perdridhet” si bolla ne poltiken e tij me perendimin.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LALI

        MIKU ATIJ Amerika mike, mirënjohës për jetë dhe Amerika e kësaj administrate që shkiet e Kosovës Dardane, me status të RACËS S(i)UPERIORE, i trajton si "grup të rrezikuar (seksualisht)" ose arkefakt kanë dallime. Kjo administrata e sotme, kur gjithë e kemi xhan EURON, ndërhyn në trurin e shkive dhe kupton - se nga euro shkive iu vikan të vjella imagjinare, bën që ne ne të ndihemi të coroditur e të fajësohemi se dëbuakemi shkiet nga Dardania. Rusisë dhe Shkinisë u bëhet k...kalli. Ne, Kurti e miku atij fajësohemi se i japim kalit të pijë ujë të ftohët, kur na pyesin - Se cfarë uji iu japim shkive të pinë -të freskët të ftohtë, përgjigjemi ne. - Jo nuk bën se ata sëmuren. - Jo, jo vetëm ujë të freskët, të trembur përgjigjemi ne shqiptarët, por iu japim edhe caj të ngrohtë kur bën të ftohtë. - Jo, asesi, na shajnë ata. Caji i ngrohtë ua rrit zjarminë shkive dhe ata carten. Ndryshe kësaj i thonë: Po i Hipët kalit, të vrava në Banjë; po zbritët nga kali, sdo të ju izolojmë e sanksionojmë. Po kështu veproi në IRAN administrata e Amerikës e presidentit Karter me mikun e tyre Shah Rezah Pahllavi, Larguan Rezahun nga froni dhe sollën Rusinë politike dhe instaluan armiqtë e tyre të tipit Homeini. I ranë kokës sa ora,por HUTIT nuk pushojnë...

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miku i mikut te armikut.

        @Ti LALI nuk je nga Kosova por je kosovar nga Irani. Po te ishje nga Kosova ose Shqiperia do e dije se ne na "plas bytha" per Iranin dhe per SHah Reazah Pahllavin. Ti e ke mendjen ne Iran dhe je iranian. Si i tille ke urrejtje per Ameriken dhe je bere edhe maskara se hiqesh si shqiptar nga Kosova. Ti a ke haruar edhe te shkruash shqip, bile te mendosh si shiptar....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje