280 mijë shtrime në spital gjatë 2022, shumica në kardiologji dhe psikiatri

6 Maj 2023, 21:50Sociale TEMA

280 mijë shtrime në spital gjatë 2022, shumica në

Më shumë se 8 milion vizita mjekësore janë realizuar nga mjekët e familjes përgjatë vitit 2022.

Një raport zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se numri i vizitave në këtë vit është 3.5% më i lartë  se viti 2021.

Shumica e pacientëve janë trajtuar në banesë, por një pjesë kanë patur nevojë për mjekim të specializuar, për pasojë në 8 muajt e vitit 2022 janë shtuar në spital 277,881 pacientë, shifër kjo 7.7 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike.

Shtrimet në kardiologji janë rritur me rreth 21% krahasuar me 2021.

Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%.

Në 8 vitet e fundit për periudhën 2014 -2022 fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014.

3 Komente

  1. E
    Evidence shkencore qe vaksinat mRNA rrisin keto se

    Shkaku i gjithe ketyre shtrimeve dhe semundjeve kane te bejne me vaksinat mRNA. E njejta gje ka ndodhur edhe ne vende te tjera me nje rritje te madhe te miokarditeve. Ja ku eshte nje link per rritjen e problemeve psikiatrike nga vaksinat Covid-19:https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC9006421/. Ja dhe nje link tjeter qe raporton nje studim te kryer ne 23 milion njerez ne vendet Nordike ku tregon per rritjen e semundjeve te zemres duke perfshire miokarditin dhe perikarditin ne mosha te ndryshme. https://www.naturalnews.com/2022-04-27-study-mrna-covid-vaccines-increase-risk-myocarditis.html. Ne kete link raportohet qe mRNA vaksinat kaane shkaktuar rritje te semundjeve neurodegenerative: https://www.australiannationalreview.com/health/shocking-study-reveals-mrna-covid-19-vaccines-may-progressively-degenerate-your-brain-from-prion-disease/.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Mos vall keta te semur me keto lloj samundjesh jane si rezultat i vaksinave te COVID-19 '? NDOSHTA NJEREZIMI pret qe ne te ardhemen te kete veprime te rrezikshme,pas pese vjetesh. Zoti na ruajt.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Varferia ekstreme i ka bere njerezit ne Shqiperi me zemer dhe me pasoja mendore . Jane te gjitha keto pasoja te politikes kriminale te hajdutit Edi Rama qe vjedh ne menyre te perbindeshme duke i vraferuar ne ekstrem familjet e thjeshta Shqiptare

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje