
Në fshatin Rrëzë të Malësisë së Krujës jeton një familje e pazakontë. 71 vjeçari Hasani Bilja ka dy gra.
Para 50 vjetësh u martua me Havanë, me të cilën ka 4 fëmijë. Një prej tyre e humbi në një aksident. Havaja sot 74 vjeç, 30 vjet më parë pas vdekjes së djalit të vogël, pësoi traumë.
Prej asaj kohe vuan nga një sëmundje mendore dhe nuk është në gjendje t’i shërbejë familjes.
Ndaj Hasani u martua me grua tjetër, Lumen, me të cilën ka 5 fëmijë.
“Të parën e ndava me vendim gjykate, e mbajta, është invalide dhe i shërben vajza”, tregon ai për ABC News.
Si gruan e parë, ashtu dhe të dytën, e gjeti me mblesëri.
“Ma gjeti dhëndri i gocës së parë”, tregon ai.
Lumja nga një fshati i Burrelit doli nuse nga shtëpia e prindërve. Tregon se jeton në harmoni me gruan e parë të bashkëshortit dhe e ndihmon shumë.
“Bëra dasmë në shtëpinë time, këtu jo. I kam si fëmijët e mi fëmijët e burrit. Për çdo rast fëmijët bashkohen. E ndihmoj e gruan tjetër se është sëmurë, fëmijët e mi i thërrasin nënë", tregon ajo.
6 nga fëmijët e Hasanit janë martuar, 2 të tjetër jetojnë me të dhe dy gratë në çadër. Banesa e kësaj familje u dëmtua nga tërmeti. Pak ditë më parë çadra nga furtuna u dëmtua.
Lajmëruan tek emergjencat në Bashkinë e Krujës dhe kanë marrë premtimin se banesa do t’ju dëmtohet së shpejti.
Seriozisht?! Se pari "kane marre premtimin se do iu rrezohet"? mos e keni fjalen qe do iu ndertohet shtepia, thuajini Meros ose tju jape kohe per ti hedhur nje sy artikujve para sesa ti botoni ose te punesoje nje editor per ta bere kete pune nese nuk e ka akoma. E dyta, cjane keta artikuj idiote, cfare lloj strukture familjare po perpiqeni te inkurajoni, ju mendiat jeni dhe dhe keni qene shkaterruesit me te medhenj te struktures familjare se bashku me Saliu dhe shkaterrimin e pergjithshem qe ai solli.