Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

15 Prill 2022, 16:25Sociale TEMA

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në

Çmimi i naftës dhe gazit është rritur sërish.

Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 15 prill, rritjen e çmimit të tyre, pas rritjes në bursën ndërkombëtare.

Ky vendim futet në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

Kështu, litri për gazoilin do të kushtojë 235 lekë, benzina 211 lekë dhe 115 lekë/litri për gazin e lëngshëm të naftës.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do të reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18:00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

3 Komente

  1. T
    Tirona

    Ju dhjefsha bordin,shtetin,ato qe sjellin naften,pikat e karburanteve dhe Edin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DikManJaku

      Ore po kur ka ardh anija e fundit me karburant ne Shqiperi na e thoni dot?? Se nese anija ka ardh para dy javesh atehere ckuptim ka te ngresh cmimin se u ngrit bursa?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Vazhdon rrjepja e miletit deri ne palce nga Bordi i Ed Kastratit. Doni fakte? Mjafton vetem nje. Ne Maqedoni cmimi ka qene ne renie gjate gjithe javes se fundit: https://mk.fuelo.net/fuel/type/diesel/week?lang=en. Nga 82 dinare ra ne 80 dinare sot (1580 lek per liter) ne te njejten kohe qe te ne Bordi i Çetit e çoi nga 2190 ne 2350 lek. Çmimi jone me Maqedonine ka qene perhere 550- 600 lek me shume. Me po ato taksa sepse nuk kane ndryshuar, Bordit i Rrjepjes po e cakton cmimin plot 700- 800 lek per liter me shume se Maqedonia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje