
Ndodhem në Tiranë. Është kohë dreke dhe pres të takoj Princin Leka II.
Rezidenca mbretërore shqiptare është e lehtë për t’u humbur nga sytë, e vendosur në një rrugë anësore të qetë pas muzeut kombëtar të artit.
Teksa Pallati Buckingham ka 775 dhoma, duke përfshirë 188 dhoma gjumi për stafin, 19 dhoma gjumi dhe 78 banja, rezidenca shqiptare do të ishte ndër shtëpitë më të vogla dhe më të nënvlerësuara në një periferi të pasur amerikane.
Porta e përparme hapet në një oborr ku vendi ruan statujat e padëshiruara sovjetike: Leninin, Stalinin dhe liderin komunist shqiptar Enver Hoxha.
Lenini nuk ka krahë. Kurse Hoxhës i mungon hunda.
Porta ruhet nga një shërbëtor i moshuar për të cilin mund të ishte shpikur termi rojtar besnik. Për shkak se jam britanik, acarimi i tij i maskuar hollë në praninë time më bën të ndihem si në shtëpi.
39-vjeçari shtatlartë, me pak mjekër, i veshur me një xhaketë sportive dhe me theksin e butë afrikano-jugor teksa përshëndetet me gruan, Princeshën Elia dhe vajzën 1-vjeçare, Princeshën Geraldina.
Kjo pasi dyshja do të shkojë në park… pa truproja.
Princi Leka II më çon brenda, në dhomën e pritjes, ku rojtari besnik më sjell një ekspres.
Ngjitur gjendet dhoma kushtuar historisë shqiptare dhe përtej saj është një sallë pritjeje komode me një divan lëkure. Një shtëpi e komprometuar pak nga harqet dhe shigjetat e varura ne mur.
Emri kozmopolit i Lekës tregon historinë e familjes së tij.
Zogu është për gjyshin e tij, një bej, i cili u bë kryeministër i Shqipërisë në vitin 1922, u bë president tre vjet më vonë dhe mbret në vitin 1928.
Kjo marrëveshje zgjati për 11 vjet, përpara se Musolini të pushtonte në vitin 1939, duke e bërë Shqipërinë pjesë të perandorisë italiane.
Zogu iku në Greqi, së bashku me gruan e tij, Geraldinën dhe djalin dyditor, emri i të cilit më vonë do të quhej Leka I.
Më pas, familja u transferua në Turqi, më pas Francë, Londër, pastaj Egjipt dhe sërish në Francë, ku Zogu ndërroi jetë në vitin 1961. E veja dhe djali u transferuan në Spanjë dhe më pas në Zimbabve përpara se të përfundonin në Afrikën e Jugut.
Kurse emrat e tjerë që i vijnë pas, Leka Anwar Zog Reza Baudouin Msiziwe Zogu, janë për nder të udhëheqësve që kanë ndihmuar familjen mbretërore në mërgimin e gjatë.
Anwar është për presidentin egjiptian Anwar El Sadat. Reza për Mohammad Reza Pahlavi, shahun e fundit të Iranit. Baudouin për Boudewijn, xhaxhai i mbretit aktual të Belgjikës.
Leka është një paradoks. Një princ mbretëror që jeton në një republikë demokratike.
Pozicioni i tij është i vetmuar, si djali i vetëm i një djali të vetëm. Ai i ka caktuar vetes një detyrë të pamasë: të veprojë si një figurë unifikuese në një vend të varfër me një sistem politik ende të plagosur nga gjysmë shekulli autoritarizëm.
Dhe mjetet në dispozicion të tij janë të pakta. Një emër tingëllues, një mënyrë e butë dhe një grusht llogarish në mediat sociale.
Leka është aktiv në Facebook dhe Instagram dhe herë pas here hyn në Twitter, ku llogaria e tij e paverifikuar premton të ndajë një “kombinim të ngjarjeve personale dhe zyrtare”.
Në të gjithë Evropën, familjet mbretërore shihen në mënyra të ndryshme si atraksione turistike, artefakte të turpshme, udhëheqës shpirtëror dhe simbole të identitetit kombëtar.
Disa vende që mërguan monarkët e tyre në favor të fashizmit, komunizmit ose sundimit ushtarak – Greqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria – kanë lejuar familjet e tyre mbretërore të kthehen në shtëpi, duke bërë pakte të vështira me historinë.
Ata janë mbretër, por jo mbretërues. Monarkë pa frone, të kapur mes së shkuarës dhe së ardhmes. Një numër befasues prej tyre janë futur në politikë. E çfarë mund të duan vendet e tyre nga ta?
Pallati origjinal mbretëror u konfiskua nga komunistët në vitin 1946 dhe familja mbretërore nuk merr asnjë financim nga shteti. Ai nuk ka asnjë rol të njohur me Kushtetutë. Dhe ka vetëm një shans të vogël për të rifituar fronin.
Në një farë mënyre, historia e tij është kryesisht mijëvjeçare. Në gjeneratat e mëparshme, një princ i kurorës mund të priste me padurim një punë të sigurt, të përhershme, me një rrogë dhe përfitime të mëdha.
Leka, në vend të kësaj, po kryen detyrat mbretërore për “ekspozim”, me shpresën se do të punësohet me kohë të plotë.
Njëfarë stazhi i papaguar në monarki.
“The Atlantic”
Mbreteria shqiptare eshte nje realitet,sado qe eshte nje mbreteri e dyshimte dhe familiare.Ahmet Zogolli u be mbret me mbeshtetjen e fisit te tij. 20-25 familjet e medha shqiptare,Vlorajt,Toptant,Vrionet,Hajdaragat,Kryezinjte,Zogollet,Biçakçinjet,Dohoshishtet,Libohovet,Verlacet,Alizotet,Drallat(pra rreth 20-25 pashallaret e persndorise Osmane) benin kryshqi brenda gjakut(inçest). —Nese do shikojme lidhjet midis tyre(Xhemal Zogolli,Aqif Pasha,Shefqet Verlaci,Eqerem Vlora,Vrionet ishin baxhanake dhe kusherinj te pare e te dyte me njeri-tjetrin. —Kjo lidhje gjaku ia beri te lehte Ahmetit krijimin e “mbreterise familiare,Shqiptare,ndonese Verlaci,ish vjehrri i tij e kundershtoi.Zogu u fejua me Behije hanemin,vajzen e Verlacit.( ishin kusherinj) -Mbreteria shqiptare u sfumua me largimin e Zogut me 5 prill 1939.Pushteti komunist dhe ai i Sali Berishes me Referendum zgjodhen si sistem ate Republikan,demokratik duke e arkivuar Mbreterine e Zogut ne muze. —Ne kete rast tere Titujt,simbolet,emertimet dhe privilegjet e mbreterise sfumohen me ligje dhe nuk i njeh askush. —Pallati mbreteror filloi te ndertohet ne fondet e shtetit shqiptar,me projektin e Bozios,bashke me ndertesat qeveritare ne vitin 1936 Deri atehere qeveria nuk kishte ndertesa te sajat,por shtepi private te marra me qera. -Ky kompleks godinash qeveritare u perfundua ne vitin 1941 dhe ne pallatin mbreteror fjeti per here te pare Konti Çiano.Kjo godine i kaloi shtetit si godine qeveritare. -Qytetari Leka i dyte sot punon ne shtet si nepunes dhe nuk ka asnje ofiq apo titull. -Shtypi dhe tv gabojne qe i quajne ende princa dhe princesha(ata jane ISH.
Pa hyre ne detaje per gjyshin e tij zogun, do kishte qene 1000 here me president i denje sot Leka i ri se sa like florini dhe ai kapterri me mustaqe qe ishte para tij
Këta janë mumjet më të çuditshme në botë, sepse ndryshe nga mumjet që shkojnë e i gjejnë arkeologët atje ku i kanë fshehur besnikët e tyre, këta dalin vetë nga varri për t'i parë bota që dikur kanë qenë gjallë. Se mos janë ndryshe prej tyre ata që i quajnë akoma princër, mbretër...
Un nuk e kuptoj si i kan dhen prona ktij njeriu kur gjyshi kti mori te ter floririn e shtetit shqiptar dhe iku si cub per gjith naten nga shqiperia si hajdut e tradhtar , la banken bosh pa as nje kacidhe dhe popullin ne meshir te fatit , ky duhet te punoj te kthej mallin e floririn e vjedhur te gjyshit vet , ti sekuestrohen te tera çfar ka dhe te punoj tek tregu te shlyej parat qe gjyshi kti ai zorzop e hajdut i vodhi popullit te vet , por ky ka fatin qe esht ne shqiperi ku populli esht pa moral jan 90 perqind sharlatan injorant e hajdut si gjyshi kti , dhe ktij njeriu ska kush i kerkon llogari , se politikanet jan te ter antishqiptar qe nuk duan tja din per kte vend , vetem i bejn yzmet gjes qe kan vjedhur e vjedhin nga politika per kte vend as qe do tja di njeri , kurse ky popull nuk meriton me shum se kaq se esht nje popull qesharak ku te ter jan fshatar e malok te ardhur nga larg dhe vishen tek gabi me rroba marke fryn buz e byth dhe bredhin tja fusin njeri tjetrit , nje popull i shperfytyruar totalisht me nje milion vese te kqia , populli sharlatan me nje mbret sharlatan kjo esht shqiperia bik bradherit sot .
Un nuk e kuptoj si i kan dhen prona ktij njeriu kur gjyshi kti mori te ter floririn e shtetit shqiptar dhe iku si cub per gjith naten nga shqiperia si hajdut e tradhtar , la banken bosh pa as nje kacidhe dhe popullin ne meshir te fatit , ky duhet te punoj te kthej mallin e floririn e vjedhur te gjyshit vet , ti sekuestrohen te tera çfar ka dhe te punoj tek tregu te shlyej parat qe gjyshi kti ai zorzop e hajdut i vodhi popullit te vet , por ky ka fatin qe esht ne shqiperi ku populli esht pa moral jan 90 perqind sharlatan injorant e hajdut si gjyshi kti , dhe ktij njeriu ska kush i kerkon llogari , se politikanet jan te ter antishqiptar qe nuk duan tja din per kte vend , vetem i bejn yzmet gjes qe kan vjedhur e vjedhin nga politika per kte vend as qe do tja di njeri , kurse ky popull nuk meriton me shum se kaq se esht nje popull qesharak ku te ter jan fshatar e malok te ardhur nga larg dhe vishen tek gabi me rroba marke fryn buz e byth dhe bredhin tja fusin njeri tjetrit , nje popull i shperfytyruar totalisht me nje milion vese te kqia , populli sharlatan me nje mbret sharlatan kjo esht shqiperia bik bradherit sot .
Amano Daku ! Nuk kuptoj kur do i therrasim mendjes dhe neve !? Mbreti i Serbise Brankovic pas luftes se Kosoves u be vasal i Sulltanit. Martoj motren per Sulltan Muratin qe eshte nena ose mendesha e Sulltan Mehmetit. Nuk lejoj qe Skenderbeu te bashkohej me Huniadin e Hungarise ! Cfare thote historia e Serbise ??? Mos e quan tradhetar ? Jo ! E quan politikan te mencur per kohen qe arriti te shpetoje territorin, gjuhen e Kishen Serbe ! Po ne luften e dyte ? Mbreti i Jugosllavise me familje e pasues iku duke marre me vehte krejt thesarin e bankes ! U be lufte ne gjirin e Kotorrit mes aviacionit anglez e atij italo- gjerman ! Arriten te marrin gjysmen ne nendetse engleze ! Po Mbreti i Greqise ? U largua me gjithe thesarin ! Kaloj ne ishullin Kreta e pastaj ne Egjypt ! Cfare shkruan historia e tyre per keto raste !!! E per gjithe mbreterit qe u larguan !? Historia e Arit shqiptar lexohet edhe ne internet ! Mbreti Zog mori ate qe i takonte per vitin 1939 e gjindet ne banke dokumenti i firmosur !Vetem neve denigrojme ! E kjo sepse per fat te keq Shqiperia kishte shume familje qe ishin fshatare pa toka qe punonin tek beu !!!E kjo psikologji vashdon edhe sot !!! Ato krahina qe kishin bejleret me te medhej u bene me komunistet -hajt te ja marrim token beut e paret pasanikut - !!!.....
Zogu duhet trajtuar per kohen qe drejtoi vendin. Prej 1925 deri ne vitin 1939 beri shume reforma. Ndertoi shume shkolla ne gjithe Shqiperin. Ndertoi spitale ne qytetet kryesore. Ndertoi rruge dhe aeroporte. Reformoi sistemin juridik . Forcoi ushtrin. Hodhi bazat per ndertimin e nje shteti modern. Ne ato vite Shqiperia ishte ne presion te madh prej fashizmit Italian. Por Zogu i rezistoi dhe nuk pranoi hapjen e shkollave ne gjuhen Italiane. Mbylli edhe shkollat Greke te financuara nga shteti shovinist Grek. Te behet krahasimi me periudhen 1992-2022 ku plehrat ne pushtet shkaterruan e shiten gjithcka.
Ti Taulant duhet te jesh komplet i manget nga trute! Po cfare reformash beri Ahmet Zogolli, more lum djali? Ore shkollat i ndertuan njerezit me parate e veta dhe jo shteti i pjerdhur i mbretit dhe analfabetizmi ishte 100%, shendetesia qe fre kot, rruge nuk kishte askund dhe ushtria ishte nje dore rekrutesh. mos e nxirrni si shtet reformator nje shtet bejlurcinash, aman se na e cuat ne teferic mendjen!
Mos genje keshtu sheshit, o Taulant. Zogu nuk mbylli asnje shkolle greqisht. Ne te gjithe fshatrat (36) e Dropullit dhe Pogonit vazhdoi te mesohet deri ne 1944.
Në rast se shumë ne jemi prishur/ E rrugës shkojmë duke u shuar/ Mbretin tonë duke grishur/ Kollaj do mundim me shpëtuar/ xxxxxx President patëm dhe kemi/ Dhe errsira veç afron/ Mirë se vjenë, Mbretit ti themi/ Me Kurorë dhe në Fronë/ xxxxxx Rrjedhë e fisme , na krenon/ Nip i botës që kërkojmë/ Djalë i Shqipes na bashkon/ Vështirsit i sfidojmë/ Vazhdon
Gebels…
O Taulant : po ngaterron kekun me byrekun or byrazel , po i jep zogut meritat e Enver Hoxhes , te gjitha kto qe thua ti nuk i beri zogu , por Enveri por ama zogji iku si zengjin , erdhi me ndimen e serbis dhe iku me lepurin ne bark prej Italis , vrau shum patriot vodhi floririn e thesarit shtetit deri ne napolonin e fundit dhe iku si cub siç din me ik verioret per gjith naten ne greqi , ky nipi duhet te shlyej te ter floririn qe i vodhi gjysh zogu kti populli , por kur populli esht si ty dhe ky fishta pa tru posht teje , qef do boj edhe ky nip qe osht si rrip se esht gjysmagjel jo shqiptar i plot , mjer ai vend qe e kan pushtuar budallejt ne mijvjeçarin e tret po e bejn gazin e botes .
nuk di se si e quajne akoma nje tradhetar mbret kur ishte koha qe ky njeri te tregonte se ishte mbret ky iku si tradhetar dhe e dorezoj shqiperin pa lufte kur ju e quani akoma nje hajdut MBRET TURP TURP TURP
O te rjedhur ,po care principal mind te quhet ky helli I lekes burgajetit!?! Po cfare pronash kerkon ky sharlatan ne shqiperi?!?! Po gjyshi I tij beri shtet se u ndihmua nga te huajt dhe bejleret, ne fund LA shqiperine ne doren e italianeve, mori thesarin e shtetit dhe u aratis me familjen?!?! Per kete merite duhet ti kthehen pronat qe asnje nuk eshte e tin, AQ me pak e ketij pafilles qe don't robe pa punuar?!? Ka nje te vertete, te shkoje ne burgajet ,te mare zabelet e stergjyshit dhe te zhduket nga qendra e tiranes ,dhe pastaj atje le ta quajne princ, mbret, dhe peralle me mbret. Keto shushunja I hengren koken shqiptareve! I morem dhe ate pak pasuri qe pati!
—Vargjet e cituara nga Fishta, jane teksti per Himnin e Ri Kombetar. —Qeveria e Zogut tentoi ta zhbente Himnin Kombetar me pretekstin se nuk i pergjigjej kerkesave te Mbreterise. —Me vargjet e Asdrenit ne vitin 1907 ne kishen e shen Gjergjit dhe me muzike te Ciprian Porumbeskut,”Rreth flamurit te perbashkuar” erdhi ne Atdhe dhe u luajt nje vit pas Shpalljes se Pavaresise.Banda patriotike,muzikore “Daulla” e interpretoi ate.Me pas kjo “kenge” shpejt u shendrrua ne “Himn Kombetar” —Zogu nuk e pelqente kete himn dhe nen shembullin e Mbreterive Europiane qe kane ne himn vargje per mbreterine dhe mbretin,shpalli nje konkurs per Himnin Kombetar. —Shume mjerane kerkonin te barazonin mbreterine tone ,familiare,mjerane,te dyshimte dhe krejtesisht e korruptuar dhe te sajuar nga beu cub,i forte,si kokeqethurit e sotem te forte. Ata e ngaterronin me Mbreterine e Tudoreve dhe Stuarteve,me ate Belge,Holandeze,Daneze,Franceze,Spanjole etj -Shume perkrahes te mbretit,poetuce dhe servile,lakenj dhe njerez pa bosht kurrizi nderuan poezi me dhjetera strofa ku i thureshin Ditirambe dhe Levdata Zogollit dhe karkatines se tij te quajtur mbreteri... —Por per fat ai nuk u miratua nga Parlamenti. —Ne kohen e komunizmit,Nikola Çaushesku tentoi t’a bente himn te Rumanise pasi e pelqente shume dhe pretendonte se ky Himn eshte krijuar nga dy Rumune.Por per çudi Enver Hoxha e kundershtoi me force kerkesen. —Gjate regjimit komunist u tentua te behej nje Himn tjeter,madje u fol dhe per kengen “Per ty Atdhe”,per perseri Himni nuk u ndryshua. —Dhe me ardhjen e Demokracise ne menyre absurde u tentua te ndryshihej Himni,te ndryshoheshin Simbolet kombetare,por u mbyll vetem me heqjen e yllit mbi shqiponje. —Nuk e kuptoj qe ne kete vend ka ende njerez qe besojne te pinjolli i familjes Zogolli,krejt tokesore dhe pa ndonje pervoje shteterore dhe ndonje vlere si intekektual,administrator,biznesmen ose politikan,perveç faktit qe eshte nipi i Ahmetit dhe mban mbiemrin Zogu.Ndoshta gaboj,por...
Tradhëtarët dënohen kudo, edhe në vëndet me demokraci borgjeze. Zogu, pasi mori arin shqiptar, iku dhe deri sa i shpenzoi pasuritë që mori, u vërtit si cifuti në shkretëtirë, bridh sa në një vënd në tjetrin, e nuk e njihte njeri. Tani na flasin për princ. I vetë shpalluri mbret bëri të pamundurën kundër pushtetit të popullit, por nuk i eci, dhe i vetë shpalluri princ, sheh ëndrra me sy hapur, edhe ata britanikët që vijnë e gërmojnë të intervistojnë këtë farë princi shohin ëndrra me sy hapur. Mblidhni mëndjen o shqiptarë...