
Rremida Shkoza ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku foli për pritjen e ëmbël.
Ajo dhe partnerja e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve.
Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebat nuk ishte e vështirë.
“Për mua thirrja ka qenë më e fortë, ndaj për ne ka qenë një vendim shumë i lehtë. S’ ka pasur ndonjë problem, s’ka pasur nevojë të diskutohej gjatë”, tha ajo.
E ndërsa pritja e ëmbël po shkon shumë mirë, Rremida tregoi se gjatë gjithë kohës flet me bebat, madje ajo dhe partnerja e saj kanë menduar edhe emrat.
Keni cdo te drejte te kesaj bote per te qene dhe per tu ndjere te barabarte. Qofshi te lumtura dhe me shendet.
Aman o Mero vëllai, mangut e kishim edhe këtë lajm ? Pak halle kemi, dhe duhet të marrim vesh,se ç’bëjnë LGTB-të ? Të bëjnë çtë duan, ta çojnë nithën nga të duan, nuk i ndalon njeri, por neve mo na i sill më tek TEMA, mbasi e kemi TEMËN me namuz… Hë të kam rixha, mbasi ti o Mero, je administratori i TEMËS, por investitorët, jemi ne që të lexojmë, vlerësojmë dhe të admirojmë. Jakin Efendi BUSHATI IV-të