Prishen kabinat e 12 familjeve në Golem, banorët: Do ndërtohen hotele

12 Prill 2022, 16:29Sociale TEMA

Prishen kabinat e 12 familjeve në Golem, banorët: Do ndërtohen

Nën argumentin se u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sot 12 shtëpi në plazhin e Golemit u shembën nga IKMT pa asnjë paralajmërim duke lënë në qiell të hapur banorët. 

Aksioni është kundërshtua nga familjarët ku thonë se askush më parë nuk i ka informuar se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe duhet të shemben.

Mbrapa kësaj lëvizje ata thonë se fshihen biznesmenë të lidhur me Bashkinë Kavajë që duan ta shfrytëzojnë hapësirën për të ndërtuar hotele luksoze. 

“Kemi 30 vjet që jetojmë aty, bëhemi 12 familje. nuk na kanë dhënë urdhrin kur ka rënë tërmeti po na e thonë tani. ku do shkojmë me 120 mijë lekë. Banesa ime është DS4. Nuk jam në dijeni”.

Sipas banorëve, prishja e shtëpive të tyre bëhet për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.

“Mund të ndërtojnë vete, hotel pallat, por të kemi 30 vjet këtu dhe të na thonë për 3 vjet ikni.  të më lenë 30 vjet e të heqin prej lekcash. të vijnë të na thonë që do t’iu heq për këtë arsye.”

Por, drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Kavajës thotë se vendimi për shembjen e tyre ka ardhur nga Instituti i Ndërtimit, pasi janë klasifikuar në kategorinë DS4 dhe konsiderohen të pabanueshme.

Bëhet fjalë për 12 familje që prej 30 vitesh jetonin në këto kabina të cilat gjenden në vijën e parë të plazhit. 

Ndërkohë, tentativa për shembjen e tyre kanë nisur që para tërmetit ku lëkundjet sizmike mesa duket kanë shërbyer si një argument më shumë. 

4 Komente

  1. T
    Taras Bulba

    Dhe vjen nje dite te paguash per shkeljet qe keni bere ,pyt ky ku te ikim ,dhka andej nga ke ardhur ,keni zene pronen e dikujt tjeter ,ju duhet te denoheni ose te gjobiteni per zaptimin e prones te pronareve ,dhe ske pse genjen kur thua nuk na kane lajmeruar , sa cfare do ndertohet aty eshte puna e pronareve dhe jo e jotja ,shyqyr qe po mbane pak ere shtet ,per ju qe veni tabela ( toke e xanun)

    Përgjigjjuni
    1. d
      dikur

      Eshte interesante se si njerez pa çati mbi koke bejen hesapet se si ndahet fitimi i pallatit kush nderton sa fiton etj, etj, . Vellezer qendrioni tek halli juaj kerkoni shtepi te fusni koken (nese jeni vertet pa shtepi) . Me gabina ish shteterore te zaptuara , pa asnje dokument pronesie ne brezin e pare te reres , doni te beni biznes turizmi me shezllone te qelbura, duke zaptuar reren e plazhit publik. Per sa kohe vazhdoje ishte e bukur per ju por nuk mudet me. Me parate qe fituat , dhe kete e di me siguri , blete apartamente ne Durres apo Kavaje. Ndersa turizmi nuk behet me gabina te rrenuara dhe shezllone te rreckosur . Nga ana tjeter , sigurisht shteti duhet te kontrolloje ndertimet ne zonat e plazheve qe te mos degradoje si te shkembi i Kavajes apo tek plazhi i vjeter Teuta, Hekurudha, Iliria qe nuk ka mbetur me rere.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sabriu

        Banor genjeshtar dhe gazetar i poshter. Njoftimi ka te pakten 2 jave qe ju ka vajtur te gjitheve. Po te vish nga skrapari e te zesh pronen e tjetrit keshtu do ta "pesosh". Ne fakt te gjithe kane nga 1 shpi tjeter minimumi.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fetai

          Po kur I zaptuat keto prona te shtetit ,a menduat se vjen nje dite dhe duhet te largoheni?!?! Po per keto 30 vite ,kush do ta paguaj te pakten qerane a dini ju 12 famijlet?!?! Po keto katrahure do te rine ne vijen e pare te bregdetit?!? Se kush nderton ,ka regulla e ligje, behu ti dhe une ndertues dhe ngre gradacela ! Endra mbaroi ,shteti funksionon ,me gabime ,po funksionon o zaptues I probes shtetrore. Mos e kruaj se duhesh denuar per zaptim prone po ka shtet!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje