Deputetët “përplasen” për kartat e identitetit, deputetja e PD: Individë të lidhur me pushtetin i blejnë në kohën e zgjedhjeve për shtresat në nevojë

12 Prill 2022, 11:30Sociale TEMA

Deputetët “përplasen” për kartat e identitetit,

Dhurata Çupi ka denoncuar sot në Komisionin e Ligjeve se në kohën e zgjedhjeve, individë të lidhur me pushtetin blejnë karta identiteti për shtresat në nevojë, me qëllim që ata të votojnë për kandidatë të caktuar.

Deputetja e Partisë Demokratikei kërkoi zv/ministrit të Brendshëm Jualian Hodaj që të marrin masa për këtë fenomen, pasi zgjedhjet e ardhshme janë shumë pranë. Nga ana e tij, zv/ministri u shpreh se nuk është raportuar asnjë fenomen i tillë gjatë zgjedhjeve.

Dhurata Çupi: Ka patur edhe raporte jo zyrtare, por të kthyera në fenomen, kur në një periudhë para zgjedhjeve kishte individë të lidhur me pushtetin që involvoheshin në blerjen e kartave për shtresat në nevojë. Kjo ndikonte edhe në rezultatet zgjedhore. Këtyre që u çohej karta në shtëpi apo u çoheshin lekët e kartave. Këto kanë pasur ndikim jo të paketë në rezultatin e Zgjedhjeve. Ju jeni në dijeni të një fenomeni të tillë dhe a do merrni masa për zgjedhjet e ardhshme? Duhet të sillni ndryshimet ligjore. Psh, 6 muaj para zgjedhjeve të shtyhet afati pa patur nevojë për t’ia blerë kartën e identitetit qytetarit. Këto  janë masa që mund ti shpëtojnë qytetarët nga detyrimi për të votuar për një person vetëm se i blen kartën e identitetit. Është kthyer dhe në opinion të shumë personave, të cilët thonë ne presim zgjedhjet për të na blerë kartat. Ju duhet të merrni masa që kjo mos të ndodhë më. E theksoj, duhet të merrni masa sepse zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe do të kemi probleme të kësaj natyre.

Klotilda Bushka: Sa i takon rasteve që paraqesni ju, shumë fenomene që i kemi cilësuar si vepra penale janë të dënueshme dhe këto të referohen në organet e drejtësisë. Ju e njihni mirë këtë mekanizëm dhe mu duke e çuditshme, meqë e dinit duhet ta kishit referuar.

Julian Hodaj: Në dijeninë time, raporti i vjetshëm për zgjedhjet e 2021 ka qenë një nga raportet më të mira sa i përket gjendjes civile dhe punës së policisë së shtetit.

Nuk do të doja ti përgjigjesha aludimit të shit-blerjes së kartave. Por nisma të këtij lloji ku vlefshmëria shtyhet për të marrë pjesë në votime parandaloka shumë këtë fenomen që ju pretendoni që ekziston. Në dijeninë tonë ky fenomen nuk është raportuar, nuk është raportuar as nga vëzhguesit.

Lini një Përgjigje