
Ish-deputeti socialist Koço thotë se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.
Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi “është një bimë e bekuar nga Zoti”.
Kokëdhima, i cili ka qenë nga zërat e parë që ka bërë thirrje të legalizohet përdorimi mjekësor, theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.
“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe.
Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima në “Abc News”.
Ky Zoti e bekoi te kisha kanabisin, apo kanabisi e ka bekuar priftin e zonës në kishë ? Çapraz xhanëm pse flisni se që për nevoja mjekësore e ka të legalizuar dhe Europa kjo nuk përbën lajm. Mbroni legalizimin për arsye mjekësore me baza shkencore dhe argumente të besueshëm dhe jo me përralla me Zotin lart e kanabisin poshtë.