
Imzot!
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, si afër Pikës Kritike, kur lënda ndërron cilësinë orë e çast pa zhurmë dhe rrëshqitjes në të panjohurën, jam i shtrënguar me Ju drejtu me këtë Letër, e cila rrok një trajektore të përciptë të kontributeve të burrave që i përkasin Grigjës suaj, si Rilindas, asaj të nditshmes, (jo kësaj të sotmes)!!! periudhën më të ndritshme të dy shekujve të fundit, për të vijuar më pas me periudhën e Pavarësisë, e deri më ditët e fundit. Sigurisht që objekti i saj nuk ka karakter ankimues, as i tejkalon caqet e laicitetit, si dhe as frymën e ruajtjes së ekuilibreve ndërkonfeksionale, por që sillet në terrenin e debatit social dhe etik, në të cilin përfshirja juaj do të vlerësohet si imazhi i hijes së frymës perëndimore, që po pëçudet dita ditës.
Afërmendsh, askush, as unë nuk do të ndërmerrte kurajën me Ju drejtu, nëse ky atdheu ynë do të ishte një vend normal. Sigurisht jo se ka qenë ndonjëherë, por a kemi të drejtë të shpresojmë se do të jetë ndonjëherë!
Dhe për me tej, kush përpara jush, si punëtor i shpresës, duhet me jua kujtu kësaj klasës politike se eeej: Nuk jemi në rendin feudal! Nuk janë pronë private çdo gjë! Nuk je pronari i shtetit, as i qeverisë, as i ministrisë, as bashkisë, as opozitës(ndjesë se nuk e di nëse funksionon a jo, apo është me Leje Lindje, nuk e di mirë).
Adresohemi pak më konkretisht.
Duke vështruar historinë tonë kombëtare, posaçërisht të personazheve më relevante të saj, nga një kufi kohor, që zë fill në Lidhjen e Prizrenit, e deri më sot, nuk është fort e zorshme për të veçuar fatin politik të një pjese të tyre, respektivisht të atyre që i përkasin konfeksionit të Grigjës suaj, që fati dhe historia u kanë rezervuar një "fat" disi më të keq se në përgjithësi historia fatkeqe e jona, ose thënë më thjeshtë, si pjesa më e persekutuar e saj, si më perendimorja më vjen me thanë, nëse jam i orjentuar mirë me kahet e dritës.
Që në fillim të herës, si të pa kundërshtueshëm më vjen me thënë se kontributi i tyre absolutisht ka qenë më i madh se raporti përkatësor me "Grigjat" e tjera përbërëse të shqiptarëve, duke marrë a mosmarrë në konsideratë minoritetin demografik, por që raporti kontribut-vlerësim, ju ka rezervuar si shpërblim më të keqin e krahasueshëm. Ky varg i ndritshëm personalitetesh, zë fill për kufirin kohor që vendosëm, nga Pashko Vasa e deri tek Agron Gjekmarkaj, si përmbyllësi i fundit aktual, por me siguri jo i fundit i këtij fenomeni, me shpresë, pasi nuk ka shenja se nuk do të jetë mbyllësi e derës se kësaj hemorragjie, nëse kjo është fjala e duhur. Si introdukt, më kanë mbetur në kujtesë dy vargje të poetit Agim Shehu në një poezi kushtuar A Hajdarit...plumba të tjerë janë në udhë, pas shpinës së shokëve tu...
Askush nuk mundet me e kundërshtu faktin se Rilindasit, Pashko Vasa së bashku me Abdyl Frashërin, Preng Bib Dodën (si më relevant i zbatimit të Vendimeve të Lidhjes), Jani Vreton etj, frymëzuan, përgatitën dhe drejtuan Lidhjen e Prizrenit, por që vetë Vasa, nuk ju afrua dot më afër se Prishtina, për vete kushtet në të cilat ai ishte i shtrënguar të respektonte.
Pashku i Madh, së bashku me Samiun dhe Vreton etj, një vit më vonë krijuan në Stamboll "Shoqërinë e Shkronjave", si Shtegun e Dritës dhe po atë vit ai shkroi Madhështoren "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët", si Manifestin e Parë dhe më të madh kombëtar të shkruar deri më athere, ndoshta edhe deri më sot, për të vijuar me "Marsejezën shqiptare", "O moj Shqypni", e cila ashtu siç e ka vlerësuar Shuteriqi: "Ishte një këngë kushtruese që tjetër se ka njohur më tronditëse Rilindja jonë". Duke qenë se jemi tek personat, nuk po evidentojmë ushtrinë mirditore, në zbatim të vendimeve të Lidhjes, për të mbërritur në Kongresin e Manastirit, në të cilin shkelqeu skuadra e ndritur e sivëllezërve tu, të Grigjës tënde, duke filluar me Abatin e Madh, Fishtën, Lazër e Ndre Mjedën, Dom Nikollë Kaçorrin dhe Liberatorin L Gurakuqi etj, të cilët me përjashtim të këtij të fundit dhe të Dom Mjedës Ndre, të tjerët për 50 vjet me radhë vetëm shqiptimi i emrit të tyre, "përveçse si armiq të popullit"kushtonte shumë shtrenjtë, aq sa më të rinjëve se 45 vjeçarëve, të sotëm, e kemi shumë të vështirë për tjua shpjeguar se si dhe sa, por që Spaçi a Burreli priste me krahët e ganxhave të denja për kafshët e egra! Kontributi e P. B. Dodës, Marka Gjonit, Zefit të Vogël etj në luftën për Pavarësi ndoqi të njejtin fat, jo vetëm vlerësimin e tyre të pavlerësuar në kohën që luftuan, por edhe më vonë nuk e morën kurrë! Të njejtin fat patën edhe për luftën që bënë në mbrojtje të Princ Vidit, kundër Dumbabistëve, zaten duke u vlerësuar këta të fundit nga regjimi komunist pa kursyer as Haxhi Qamilin si kulmin e maskaradës enveriste, me qëllimin djallëzor të vlerësimit negativ dhe si antishqiptar të patriotëve që mbrojtën Shtetin shqiptar dhe Princ Vidin!
Afërsisht të njejtin fat personal pat edhe P. B. Doda, i ekzekutuar për një shkak mëse banal, por që demonstroi në çastin e fundit të jetës, se ishte Bir i sojshëm i një Familje të Madhe dhe, Providencën e famshme të tij, që ja pat deklaruar Princ Vidit, e cila u kry për punë pesë a gjashtë vjetësh, pasi si dihet vetëm pas ikjes nga kjo botë e treshes se famshme(Qemali, Doda dhe Toptani) mbeti aq pak Shqipëri sa kemi edhe sot, por që mund të mbetej edhe shumë më pak, ashtu si e keqja ska fund! Është disi e tepërt të themi se vrasësve të tij, jua drejtoj shënjestrën nga vetja, për të mos dëmtuar Mikun e Madh Britanik që kishte me vete, Zotin M. Eden, pasi sipas zakonit shqiptar ishte në besën e tij dhe Ajo nuk prekej, qoftë edhe me kushtin e jetës së tij, si Aktin Unik në historinë tonë. Pa krahasoj pak të lutem me zvarranikët e kadokohshëm!
Nuk patën një fat më të mirë në kuptim të vlerësimit, aktiviteti patriotik i Imzot Bumçit, Fishtës, Mjedës, Marlaskajt, Gjeçovit etj në luftën për mbrojtjen e interesave kombëtare në Konferencën e Paqes, në Kongresin e Lushnjes, si dhe në përpjekje për të ngritur institucionet e shtetit shqiptar.
Inkursioni unik i Imzot Bumçit në dyert e Vatikanit, me konkluzionin e takimit me Papën, për të mos thënë më shumë, por që është e pakundërshtueshme se Shqipërisë Londineze, do ti mungonte nënshtrirja Korçë, Gjirokastër, e deri në Vlorë, por që edhe ky personalitet nëse do të zihej në gojë, ganxhat çnjerëzore të të Spaçit, a Burrelit, të prisnin krahëhapur dhe këtu ka një ironi fatale të fatit, për të mos thënë unike në histori, pasi pa rolin e tij, E Hoxha, do të ishte shtetas grek dhe do të kishte përfunduar në një anonim, a hiq! Do të na mungonte Çabej, do na mungonte Kadareja!
Tronditja që solli Revolucionit i Qershorit, hëngri pas një viti Gurakuqin me atentatin e Barit. Mbretëria, u suall midis H. Mosit e M. Ivanaj, i cili mbetet deri më sot ministri më i famshëm i arsimit shqiptar, por që pati një fat të zi, sapo komunistët mbërthyen pushtetin, të cilët aplikuan si specialitet ngënien e kokave të personaliteteve më të lartë të konfeksionit tuaj, si ministrin e famshëm, pa kursyer as zanafillësit e tyre si Zef Mala, Gjin Marku, Tuk Jakova etj, për të mbërritur në listën jashtëzakonisht të gjatë të kundërshtarëve të regjimit bollshevik që u shkuan në plumb qindra prej tyre dhe qindra e mijëra të tjerë me burgime të tmerrshme e shprehur në mijëra e mijëra vite. Diktatura tri dekada e gjysmë të fundit, pat fshirë prej nomenklaturës së lartë të saj, çdo emër që kishte atë përkatësi, sigurisht si mish i huaj i saj.
Fillimi i Demokracisë, pati një reflektim të mirë në aspektin e përfshirjes së tyre në nivelin më të lartë të historisë së shtetit shqiptar, por që vetëm për një periudhë të shkurtër katër a pesë vjeçare, për tu pasuar me rikthimin e bojkotit të plotë të këtij konfeksioni, i cili përfaqësuesin më të lartë kishte Ndre Legisin për shumë vite, por që më pas e majta e tejkaloj këtë praktikë, me sjelljen e disa emrave, pavarësisht pushtetit real të tyre. Megjithatë, është e pamundur të kalojmë në heshtje vdekjen rrugëve të Perendimit të Mandelës shqiptare, pa punë dhe mjetet më minimale të jetesës, pavarësisht se në pushtet ishte partia që kishte krijuar dhe mbështetur që prej krijimit të saj dhe deri në fund të jetës së tij.
Abandonimi që solli fundin e parakohshëm të P Arbnorit, nuk është e paasociueshme me fundin e L Gurakuqit, ani pse ky i fundit nga plumbat e nxehtë të kushrinit të tij, dhe Mandela nga të ftohtët e abondonimit të familjes së tij politike, që për ironi të fatit, si akte fundore kanë ndodhur disa dhjetëra km larg njeri tjetrit në tokën italiane.
Ka një vështrim tjetër sjellja politike e ish kryetares se Parlamentit, e cila e mbylli me një shërbim të paimagjinueshëm që i bëri regjimit aktual, me krijimin e nje partiçke për pak ditë, që se si mu përfshi në këto rreshta nuk e di, megjithatë vallen e vetëshkatrrimit e luajti talentueshëm! Për të mbërritur në fund me një brofje autentike të deputetëve të qarkut Lezhë, i pari me heqjen dorë pa e ushtruar funksionin e deputetit, publikisht pa ndonjë shkak të përligjur dhe heqja dorë e fundit nga pozita e nënkryetarit të PD, mbase si kurban, a vetëflijim i ngritjes, apo zhytjes së saj!
Vështruar nga kjo optikë, ndoshta edhe mund të jenë të papërshtatshëm për lidershipin e politikës shqiptare, të të gjithë kohërave, mbase edhe të vonuar xhanëm, apo vetëflaken vetë prej saj, për shkaqe që mund të burojnë brenda, ose jashtë tyre, por që ky është një realitet konstant, me vibracione që nuk e prekin boshtin e këtij mulliri, që bluan pa pushim të njejtin drithë dhe sit të njejtin miell për dekada me radhë.
Për tu afruar në ditët tona, poshtërimi më i madh ka mbërritur nga KM aktual në vitin e mbrapshtë 2013, (për objektin e kësaj letre), i cili zhyti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesit më delinkuent të Grigjës suaj, me justifikimin bizar se nuk kishte rrugë tjetër për të mundur Berishën, përveçse me këtë soj delinkuentësh. Ka ndodhur vërtetë në fillim të këtij viti(2013) në një Bashki me tradita historike, ku KM, kishte përgatitur (si rastësisht)!!! një takim me këtë soj njerëzish, të cilët ishin pataksur kur dëgjuan prej tij kumtin se: ti do të jesh deputeti i kësaj zone!!! Dhe kjo thagmë e pabesueshme, u bë realitet pas pak muajsh: skifteri-deputet. Ky model i trishtueshëm, ky model dekurajues për një brez të tërë që përpiqen për të ndërtuar veten me dije e kulturë, nga ana tjetër, ju mëson se dija nuk vlen para skifterizmit! Modeli, se një skifter, bëhet edhe përfaqësuesi im, yti dhe i shqiptarëve, në tempullin e përfaqësimit demokratik, është shkatërrues i fibrës së ndërtimit të brezit që presim prej tij dhe, kjo nuk është më pikësëpari pune opozite, por Juaja së bashku me shoqërinë civile, në përballimin dhe ndeshjen me këtë fenomen autentik Edramist. Nuk është e tepërt me ju kujtu se Abat të Mëdhenj, kur kanë vlerësuar situata tronditëse, e kanë flakur Veladonin!
Ky leksion i tmerrshëm, është dhënë nga KM, me njerëz të Grigjës suaj, vetëm Tuajën si një zhbërje e emrave të mëdhenj të kësaj Grigje, e historisë në fund të fundit! Një hile më shumë se utiliteti justifikues i tij. Dhe, do të ishte naivitet të besohej, se këto mynxyra vijnë si rastësisht, apo si nevojë ekstreme. Të paktën shqiptarët indipendente as që ju shkon në mend për ta gëlltitur një përrallë të shpifur të tillë.
I nderuar Ipeshkëv, ndoshta një këshillë e urtë e juaja, për njërën, a tjetrën palë, anipse mund të mos ju dëgjojnë, shumica e shqiptarëve, të shëndetshëm e presin këtë gjë prej Jush, me shpresë se do të sillte një situatë më të ndrequr. Dhe, nëse ndreqja nuk ndreqet, të paktën ndreqet tërheqja...si dorëheqje.
Me respekt
Av. Alfred Duka
Një Shkrim ekselent nga avokat Alfred Duka. Të shpresojmë që veshi i Dom Gjergj Metës, të bëhet si veshi i perëndisë, që dëgjon, kupton, vendos dhe zbaton. Dom Gjergjit, i rri i ngushtë, veladoni i priftit. Të krijojë një të djathtë të re, të pakorruptuar, të dalë në krye te sajë e ta drejtojë me kumt shpirti, dhe njerëzia do ta besojnë dhe do ti bashkohen në këtë rrugetim. Me një dyzim të tillë, dom Gjergji, vetëm sa lodhet, konsumohet duke humbur energji, dhe i degradojnë idetë e mendimet, duke u këthyer thjesht në një megafon të çjerrë, që nuk e degjon kurkush. Pa e zgjatur, dom Gjergjit, i urojmë shendet e jetë, por ta lërë grigjën baritore, e të këthehet në një prijës tribun në krye të fukarenjve, të drobiturve, kunder padrejtësive, abuzimeve, vjedhjeve e korrupsionit galopant që ka në këtë vënd. Respekt e konsideratë për avokat Dukën.
Te gjitha shkrimet ne shtypin shqiptar ,te duken si tema hartimi,dhe konkurenc nga artikuj shkruesit se kush e ka fantazin dhe persosmerin e te shprehurit,me te zhvilluar,por qe ne te vertet nuk kan lidhje me realitetin qe ky popull po jeton . Ndryshimet e sistemit filluan ne Poloni,(nje shtet qe ka pesh dhe ze ne politiken e Europes) dhe kur Les Walesa ,simbol i demokracis ne vendet ish komuniste ishte nje njeri i infiltruar,imagjinoni keta halldupet e tranzicionit Shqiptar ,qe jan me ze dhe figur si bashkepunetor te sigurimit te shtetit , dhe vasal te bindur te atyre shteteve qe ne i deklarojm si partner strategjik ! Te krijohet bindja se toka e te parve tan,esht ne perdorim nga ne Shqiptaret,por me Tapi esht e te tjerve,te cilet e kan ber te varur nga borgjet e pashlyeshme,monetare dhe morale.
Nuk e njoh avokatin qe ka shkruar letren, por duke analizuar menyren e te shkruarit del ne pah nje kompleks i theksuar inferioriteti qe mundohet ta fshehe me perdorimin e fjaleve pompoze, te fjalive te gjata e te perbera qe eshte e veshtire t'u ndjekesh fillin. I paqarte fund e krye, se perse e ka shkruar kete leter, por me e paqarte eshte pse e e ka botuar TEMA. Vendosja e shenjes se barazise mes rilindasve si Pashko Vasa, Ndre Mjeda, etj me Agron Gjekmarkaj ravijezon bythlepirjen legjendare te popullit tone shqiptar....