
IuteCredit feston këtë vit 7 vjetorin e pranisë në Shqipëri. E themeluar në vitin 2008, IuteCredit është një kompani lider Evropiane e financave personale me bazë në Talin (Estoni). AS IuteCredit Europe është një holding e specializuar në dhënien e kredisë personale nëpërmjet filialeve të saj, që përdorin kapital të vetë dhe kapital huaje. Sot, IuteCredit Europe operon në 5 shtete; Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi edhe me Energbank në Moldavi.
Rrjeti i Iutes në Shqipëri shtrihet në mbi 1000 pika dhe partneritete, duke u shërbyer më shumë se 200.000 klientëve. Në bisedë me Drejtorin Ekzekutiv të IuteCredit, Z. Akan Ajdini, mësojmë se kompania do te vazhdoje rrugen e saj si kompani Fintech duke investuar vlera te konsiderueshme ne sisteme, software, teknologji dhe digjitalizim per ta bere procesin e marrjes se nje kredie nje experience te jashtezakonshme dhe te sigurte.
“Gjatë këtyre 7 viteve, IuteCredit është investuar jo vetëm në fuqizimin e financave personale të klientëve të saj, por edhe në mundësimin e shërbimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe sa më të rehatshme. Besoj se ky ka qenë edhe suksesi ynë, shpejtesi, lehtësi, transparence dhe gatishmëri për çdo nevojë. IuteCredit është aktualisht i pari institucion financiar që mundëson aprovimin e kredisë për vetëm 7 minuta, jo vetem nga aplikacioni ynë MyIute” – shprehet Z. Ajdini, entuziast për zhvillimet e pritshme.
“Këtë 7 vjetor kemi edhe një lajm fantastik për klientët tanë të rinj: Kredia e parë përfitohet falas.”
Ne Shqipëri, IuteCredit ështe kompania që “kapi në befasi” tregun e kredive konsumatore për individë, duke ofruar standarde dhe lehtësi të paaplikuara më parë. Kjo qasje totalisht revolucionare udhëheq tashmë jo vetëm kompaninë, por të gjithë tregun shqiptar.

Kompania me poshter qe mund te ekzistoje, shkrim i paguar. Kur behet publicitet lexuesi duhet te informohet.
Eshte me pronar rus. Nga oligarket e Putinit. Shteti duhet ta perzere nga ketu. E ka detyrim ndaj aleateve. Shba Be
Perpiquni se gjeni viktima, ka plot budallenj qe I hane keto genjeshtra!
Kompani hajdute qe duhet mbullur urgjentisht. Vetem bufallenjte marrin krefi te Jute.