
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarku Korçë ka bllokuar 10 ton miell në një furrë buke pasi i kishte kaluar afati i përdorimit.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.
Njoftimi i AKU:
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.
Kjo nuk eshte shkelje administrative por veper penale.
Edhe furra "Losha" ne rrugen "Irfan Tomini"ne Tirane, ka nje muaj qe gatuan buke me miell te çuditshem. Te njejten buke, furra "Laze" me poshte shkolles "Vasil Shanto", e shet 70 leke, kurse "Losha" e shet 100 leke. Fundja bejne leke ne kurriz te konsumatoreve, kush i kontrollon?