Vizita në Gjermani, Rama fton qendrën inovative të hapet edhe në Shqipëri

12 Prill 2022, 11:11Sociale TEMA

Vizita në Gjermani, Rama fton qendrën inovative të hapet edhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës se tij në Gjermani  është ndalur edhe tek selia e Factory Berlin, rrjeti më i madh evropian i Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit dhe muzikës tekno.

Rama ka kërkuar që një degë e këtij rrjeti të hapet edhe në Shqipëri.

Gjatë vizitës në objektin e Factory Berlin, kryeministri shqiptar mori edhe një dhuratë nga stafi i qendrës, një pikturë-pasqyrë.

Gjtës fjalës së tij, Rama kërkoi hapjen e qendrës edhe në Shqipëri, në mënyrë që “të rinjtë të futen në botën e re të teknologjisë”.

Në fjalën e tyre, themeluesit e qendrës Factory Berlin mirëpritën kërkesën e Ramës për të hapur një seli edhe në Shqipëri.

Ata thanë që të rinjtë shqiptar janë “të uritur dhe kjo është e rëndësishme për ne, për të ndryshuar botën”.

Lini një Përgjigje