
Në rrugët e Shqipërisë sheh shoferë nga më të çuditshmit, ku jo në pak raste shpejtësia ekstreme e mjeteve ka bërë që të marrë edhe jetë njerëzish.
Një video e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, shihet një autobus që ecën me shpejtësi ekstreme në “Rrugën e Kombit”, madje kryen dhe parakalime.
Autobusi i përket një kompanie private, e cila duket se merret me transportin e turistëve. Siç shihet edhe në video tabela treguese për shpejtësinë e lejuar në rrugë është 60 kilometra, ndërkohë që shpejtësia e autobusit është më shumë se 100 kilometra.
Burime për Abc bëjnë me dije se brena autobusit kanë qenë rreth 30 pasagjerë.
View this post on Instagram
Shumakeri do nai koqe plumi qe reezikon te marri m’qaf jete njerezish te pafajshem