'Krimi i rrugës nuk del në pension, çmimi i asaj jete me makina luksoze është i parashkruar"

18 Korrik 2022, 18:51Sociale TEMA

'Krimi i rrugës nuk del në pension, çmimi i asaj jete me
Në studion e emisionit ‘Kontrast’, analisti Lorenc Vangjeli tha se noterizimi i krimit është gjaku.  Duke marrë shkas nga vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Vangjeli u shpreh se çmimi i jetës së atyre të rinjve që gëzojnë mjete luksi nga veprimtaria kriminale është gjithmonë i parashkruar. 

Ai apeloi për të rinjtë që shpesh deprimohen kur shohin bashkëmoshatarët e tyre që bëjnë një jetë të tillë. Vangjeli tha se ajo lloj jete është e shkurtër.

“Krimi i rrugës është një kategori që nuk del në pension. Një pjesë e tyre e ngrysin jetën në burg dhe një pjese tjetër u shkëputet jeta në mes. Një miku im që kthehej nga Gjermania u bë dëshmitar i krimit në Fushë-Krujë sepse ndodhej vetëm pak minuta larg vendit të ngjarjes dhe kjo është e rëndë. Noterizimi i krimit është gjaku. Çmimi i asaj jete që në fillim shfaqet me makina luksi është i parashkruar… Histori të tilla zakonisht ndodhin prej mungesës së drejtësisë. Sepse në fillim ndodh krimi i vogël derisa mbërrijmë në këtë pikë. Të rinjtë shpesh shohin kontrastin e jetës së tyre luksoze dhe thonë ‘çfarë bëj unë?’. Por duhet të kuptojnë se ajo jetë është e shkurtër” – tha Lorenc Vangjeli.

3 Komente

  1. l
    lenci bira

    Nje bravo e madhe Vangjeli, eshte fix nuk e luan topi

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      E paske cuar shume deri te pensioni. ...... . E shumta 40, qameti 45 vjec, kaq e kane...... . E keqja eshte se nuk kane mesuar fjalen e mencur shkodrane : Ej, o trim, pushka t'vret, e k.ri t'q.n...

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Kriminelët janë kufoma me leje të kufizuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje