Rruga e Arbrit është aktualisht e pakalueshme për shkak se është bllokuar bajpasi i Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.
Shkak për bllokimin e qarkullimit është bërë një traljer me targa të Turqisë.
Ai ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.
Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.
Të bllokuar kanë mbetur dhjetra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.
Mire qe kete fare rruge qe e trumpetuan per dekada me rradhe nuk e mbaruan kurre por te pakten te vendosin sinjalistiken perkatese qe nuk lojihet qarkullimi i mjeteve mbi 7,5 ton.