Përmbytje në Vlorë nga reshjet e shiut, kaos në trafik

21 Prill 2024, 12:17Sociale TEMA

Përmbytje në Vlorë nga reshjet e shiut, kaos në trafik

Disa nga rrugët e qytetit të Vlorës janë përmbytur këtë të diel për shkak të reshjeve të shiut.

Reshjet e dendura dhe akset e mbyllura për shkak të gjysmë maratonës së vrapimit kanë shkaktuar kaos dhe trafik në rrugët e qytetit.

Efektivë të policisë kanë dalë në terren në numër të shtuar, për të orientuar mjetet, edhe pse gjendja vështirësohet për shkak të reshjeve që vijojnë.

Aktualisht nën ujë janë: Lagjja “28 Nëntori”, segmentet e brendshme të zonës së Kishës Ortodokse dhe Bibliotekës “Shefqet Musaraj”, kryqëzimi i njohur si “Shkolla e Naftës”, lagjja “Pavarësia”, aksi lidhës I rrugës Trasballkanike dhe Bulevardit “Ismail Qemali”, kryqëzimi i njohur si “Albano dhe Romina” dhe disa rrugë të brendshme në lagje “isa Boletini” dhe “24 Maji”.

2 Komente

  1. A
    Alfred Noku

    Nuk e kuptoj, betonuan dhe ato pak vrima uji..ska gale, se Vlonjati i zevendeson me vrimat ne gjoks........lol

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edlira

      ... sepse qeveria ka investuar.... jo llafe!!!! Vlora nuk na ka as nje semafor... permbytet si ne vitin 1936...vetem papunesi, ca turista ne vere dhe droge! Kjo eshte Vlora e vitit 2024.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje