VIDEO/ Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

20 Prill 2024, 12:30Sociale TEMA
VIDEO/ Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje të projekteve të shkollës, ndërsa bën me dije se bëhet fjalë për shkollat “Kolë Idromeno”, “Ndre Mjeda”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një finnacim prej 4.5 milionë eurosh.

“Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit.

Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milion euro të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut”, shkruan ai.

2 Komente

  1. D
    Doda

    Te lumt o vlla se sot jane ne kushte jo te mira si ne infrastrukture e ne kompletimin me paisje

    Përgjigjjuni
    1. e
      erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

      q.va gruan e arbi maznikut

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje