Punimet në "Rrugën e Arbrit", ARRSH: Segmenti do të bllokohet përkohësisht!

18 Prill 2024, 21:50Sociale TEMA
Punimet në "Rrugën e Arbrit", ARRSH: Segmenti do të

ARRSH bën me dije se në vijim te punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Sipas njoftimit mbyllja është planifikuar në ditët dhe orët e mëposhtme:

– Datë 20, 22, 23 Prill ( e Shtunë, e Hënë dhe e Marte)

– Orari: Nga ora 8:00 deri ne 18:00

Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë:

1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6)

2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

1 Komente

  1. B
    Bela-ja e Ramës!

    Rrugë me të vjedhur. Pa studimeve të mirrefillta gjeo-tektonike (gjithmonë ka për të vuajtur me këto gjëra e problematika kjo rrugë). Me firma diletante dhe pa eksperiencë si puna e Gjokës. Gropë e madhe financiare dhe koorupsioni. Pa u respektuar asnjë Standart si dhe afate punimesh. (Dhe del ai i gjati pastaj thotë: "nuk është marr gjë në dorrëzim ende" O kryeministër i leshit shkoi 10 vjet, ku janë paret e Shqiptarëve... Nqs nuk je vetë i përlyer (ashtu siç thua). Çoje vetë Belanë në hetime se ajo nuk është as socialiste por veç "specialiste" për të zhvatur në çdo projekt. (Mos kopjo rrugën e Saleh-ut se ke për të ngel maj bunkerit pastaj se ti s'ke as ballkon dhe hekrat andej i kanë shitur katnarët për scrap...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje