Ilir Beqaj refuzoi të paguante tarifën 10 mln lekë, GJKKO urdhëron SPAK t’i dërgojë ish-ministrit aktet e dosjes pa pagesë

18 Prill 2024, 11:50Sociale TEMA
Ilir Beqaj refuzoi të paguante tarifën 10 mln lekë, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike.

Vendimi u mor për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh.

Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij.

“Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, u shpreh ish-ministri, nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.

1 Komente

  1. d
    dada

    Eshte qytetari me dinjitoz ne lidhje me respetimin e drejtesie, edhe pse e sfidoi SPAK ne lidhje me 10 miljon e pagesave te akteve duke shkuar prane S{AK duke i studiuar , gjykata i dha te drejte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje