Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi

17 Prill 2024, 12:54Sociale TEMA

Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi. Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Veliaj u uroi të dyve suksese në betejat e tyre, teksa theksoi se angazhimi politik vjen me të mira dhe të këqijat e veta, duke e cilësuar një mision, që vjen edhe me debate e kundërshti që duhet të përballohen.

“E mira nuk vjen vetë dhe nuk vjen lehtë, dikush duhet të marrë përsipër betejën, dikush duhet ta bëjë betejën e ta fitojë atë. Ju uroj shumë suksese në betejat tuaja. Adnani shkon në një nivel tjetër, nga Parlamenti suedez në Parlamentin Europian. Edhe Arbri, si deputet zëvendësues, do të përfaqësojë pjesën më aktive të komunitetit tonë. E di që komuniteti ynë në Suedi është komunitet me shumë sakrifica, ama kur shikon djem të rinj, që e dinë prej nga kanë ardhur, dinë ku i kanë rrënjët dhe me çfarë sakrificash kanë mbërritur deri këtu. Dinë që kombi sot është në ditët e veta më të mira, por mundet edhe lart. Është ky një kompliment i madh edhe për Suedinë, që një vend me mendje të hapur ua jep shansin të gjithëve. Tirana është një nga ato rastet laboratorike që prej debatit, konfliktit e konfrontimit, kemi prodhuar një qytet që së shpejti do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës e dje ishte Kryeqyteti i Rinisë dhe i Sportit”, tha Veliaj.

Ndër te tjera, kreu i Bashkisë tha se Tirana po zhvillohet dita-ditës dhe theksoi se tashmë është edhe vendi i 25 mijë italianëve që jetojnë në Tiranë dhe i 3 mijë ukrainasve që janë zhvendosur këtu. Ai shtoi se Suedia është një shkollë e jashtëzakonshme për të mësuar si të japësh sa më shumë mundësi dhe shanse për të gjithë.

Dy politikanët, Adnan Dibrani dhe Arbër gashi, shprehën kënaqësinë që vijnë dhe vizitojnë Tiranën, që po zhvillohet përditë e më shumë dhe është për t’u marrë shembull.

3 Komente

  1. k
    koli

    Erion hajni.

    1. T
      Teni

      Falni pak. Keta miqte e dine qe po takojne kreun e organizates kriminale te bashkise tirane. Se eshte per te ardhur keq qe nje vemje si veliaj te njollose edhe te tjere njerez vetem per te rehabilituar pak veten

      1. T
        Teni

        Falni pak. Keta miqte e dine qe po takojne kreun e organizates kriminale te bashkise tirane. Se eshte per te ardhur keq qe nje vemje si veliaj te njollose edhe te tjere njerez vetem per te rehabilituar pak veten

        Lini një Përgjigje