
Një tjetër lagje me 74 banesa individuale në Ndroq është drejt përfundimit për të pritur banorët e rinj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto banesa të reja, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër lagje të re të Rilindjes pas rrënimit nga tërmeti, drejt përfundimit për të mirëpritur 74 familje nga Ndroqi, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj.
Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit.
Brravo per punen e palodhur
Pune e denjë! Cdo premtim i bere realitet!
Sa bukur po nis java me lajme te mira per familjet qe mezi po e presin perfundimin e shtepive. Rama gjithmone ne krye duke cuar cdo pune deri ne fund ne nje kohe shume te shkurter.Bravo
Super pune e shkelqyshme te pakten rama ben dhe punon per kete vend larg berishes dhe hajdutve te tjer…
Te lumshin duart z. Kryeminister qe i bere me shtepi qytetaret e Ndroqit!!
Ti gezojne shtepite e reja pronaret e rinj ????????
sa mire qe ato familje qe humben shtepite nga termeti, tani kane mundesi te strehohen. invenstim ne vendin e duhur sidomos ne kete kohe krize.
Nje pune e mrekullieshme nga zoti Rama. Cdo premtim e ka mbajtur