Bordi i Transparencës "ping-pong" shifrash: Rritet sërish çmimi i naftës

8 Korrik 2022, 15:43Sociale TEMA

Bordi i Transparencës "ping-pong" shifrash: Rritet sërish

Rriten sërish çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri, pas vendimit të Bordit të Transparencës të premten e 8 korrikut.

Sipas njoftimit të fundit, nafta do të tregtohet me çmimin 240 lekë për litër ndërsa benzina, me çmimin 233 për litër.

Kjo fashë vlen për çmimet me pakicë.

Ndërsa, sa i përket çmimeve me shumicë, ato janë përcaktuar në 228 lekë për litër për naftën dhe 221 lekë për litër për benzinën.

Nga ana tjetër, çmimi me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 81 lekë për litër dhe ai i shitjes me shumicë 69 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00, të datës 8 korrik.

Lini një Përgjigje