
Ndonëse jo zyrtarisht, Skënder Brataj thotë se nënvarianti BA.5 ka mbërritur në vendin tonë. Në një lidhje direkte me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, kreu i Urgjencës Kombëtare shprehet se prezenca e këtij nënvarianti të Omicron do të shpjegonte edhe rritjen e shifrave të të infektuarve me ritmet e ditëve të fundit.
“Zyrtarisht nuk ka konfirmim sepse sigurisht që mostrat do të merren nga personat që janë infektuar dhe duhet të vijmë para virusit që ta vërtetojmë. Ne si klinicistë, si mjekë, e dimë shumë mirë që pavarësisht mostrës, sëmundja duket. Unë mendoj për faktin që sa shpejt po përhapet, që është e njëjtë me atë të Afrikës së Jugut, mendoj që është prezent nënvarianti i ri sepse e kemi në të gjithë vendet rreth e rrotull dhe sigurisht që nuk mund të jemi të përjashtuar nga kjo. Fakti që nga ana zyrtare duhet të vërtetohet është thjeshtë një statistikë. Nuk ka rëndësi për sëmundjen dhe për ecurinë e pandemisë në këtë moment”.
Brataj tregon edhe simptomat e këtij nënvarianti, që për ekspertët nuk konsiderohet agresiv.
“Si në kohëzgjatje, është 2-3 ditë, maksimumi 4 ditë nëse kapin format e lehta dhe të mesme. Është përqendrimi që janë rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Qëndron në rrugët e sipërme të frymëmarrjes pa dëmtuar mushkëritë, mund të shoqërohet me dëmtimin e aparatit tretës, në formën e dizanterisë dhe diarresë, në formën e rrufës. Më shumë duket si një rrufë se një virus tipik i koronavirusit. Mund të ketë edhe temperaturë, që zgjat 1-2 ditë. Fakti tjetër pozitiv, për t’u negativizuar pothuajse nuk e kalon javën, aty tek 7-8 ditë. E vetmja gjë e këtyre nënvarianteve është fakti që e anashkalojnë disi imunitetin e krijuar deri më tani, jo vetëm të vaksinave, por edhe atë natyral”.
Akoma me kete BL-ne ju?
NGA MOS DIJA E PLOTE QE MBART CDO NJERI , PERGJITHESISHT NDAJ CDO FILLIM I TE NJE STUDIMI TE RI DO TE MUND TE VEREHET EDHE QENDRIMI MOSPERFILLES . Ne mes te nentor 2020 perjetova cfaqjen e formes me te rende te Covit -19, (e konfirmuar nga laboratori shteteror) . Pas 9 muajsh , si me imunitet natyral , une mora dy dozat e regullta te vaksinimit . Por pas 6 muajsh une perseri u preka nga Omikron BA-2 , te konfirmuar vetem nga forma klinike dhe rrethanat epidemiologjike , pra me te vjella te forta te bashkeshoqeruara me nje diarre (heqje barku) , gjithashtu mjaft te rende . Ne te dy keto viroza une kam perdorur ate qe ne Californi , (si per fat) , e kane perdorur dhe dy persona te tjere si nje rastesi te mjekimit te nje semundje tjeter por te njekoheshme dhe me infektimin nga Covid . Kjo qe ndodhi me keta dy paciente eshte publikuar si nje rezultat i nje koncidence mjaft pozitive dhe ndaj gjendjes virusale te Covid -19 . ================================== Studimi qe shpjegon se si mund te zhbllokohet "evazioni i antitrupave" , (= menjanimi ose shmangia e aktivitetit te antitrupave) te imunitetit potencial qe mbart ne vet-vehte cdo njeri vazhdon te mbetet ne sirtarin tim si nje studim i cili bazohet thjeshte si nje permbledhje perbashkuse e dy studimeve Nobeliane ; porse per habi te mosbesimit asnje person autoritativ qe une i jam adresuar , duket sikur nuk gjen kohen qe ta pranoje zyrtarisht kete studim , per ta lexuar dhe vleresuar , ose-ose per ta kundershtuar me llogjike shkencore .