Gazetari Sokol Balla ka promovuar librin e tij më të fundit “Koli i bardhës shkon në Afrikë”, botim i UET Press.
Me këtë rast Balla iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të të ftuarve dhe studentëve në Universitetin Europian të Tiranës.
Si njohës i mirë i gazetarisë dhe medias, ai u pyet për të ardhmen e televizionit, duke parë rastin më të fundit të zgjedhjeve në SHBA.
Pavarësisht se të gjitha mediat e mëdha amerikane ishin kundër Trump, ai gjeti një mënyrë të re për të intensifikuar mesazhin e tij duke përdorur podcast-et.
“Gjërat në botë janë përmbysur dhe rasti i Trump është rasti më tipik. Shumicën e televizioneve e mediave i pati kundër. Shumicën e figurave të Hollivudit, të kinematografisë, muzikës i pati kundër. Pati pro njerëz të sporteve të forta individuale.
Pati pro autorët e podcast-ve më të ndjekur siç është Joe Rogan. Ditën e parafundit të zgjedhjeve ai sulmoi edhe Fox News, duke u thënë: “Ju mendoni se Fox News është me mua, por ai ka gjithë ditën që jep Oprah Winfrey që bën thirrje të votojnë kundra meje”.
Prandaj është koha e podcast-ve. Kur ti del në ekran, teorikisht iu flet shumë vetave, pra kufizohesh. Podcast-i është njëlloj si në radio. Kur flet në radio ti ke parasysh se po të dëgjon vetëm një person ose katër maksimumi, që janë në makinë. Trump zgjodhi t’i komunikojë individit.
Mendoj se iu përshtat shumë mirë dhe se ka pasur fushatën më spektakolare që nga Obama në 2008. Numri i njerëzve që përdorin rrjetet individuale të komunikimit është shtuar. Politikanët që e kapin këtë, sigurisht që janë një hap para të tjerëve”, u shpreh Balla.
Sipas tij, në Shqipëri televizioni do të vijojë edhe disa kohë, të paktën deri në fund të kësaj dekade për të mbajtur pozicionin dhe audiencën e deritanishme.
“Në Shqipëri është një proces që po zhvillohet. Mediat tradicionale mbeten dominuese. Televizionet mbeten dominuese. Unë besoj se do të jenë së paku deri në fund të dekadës do të jenë të tilla. Ka një ndarje të madhe mes brezave.
Brezi i 20-vjeçarëve sigurisht nuk i ka televizionet burim kryesor, është pak po e sigurt. Ata që kanë lindur pas viteve 2000 dhe që tani po bëhen adoleshentë ose po e kalojnë këtë fazë nuk e kanë televizionin në fokus.
Por besoj janë akoma shumë breza më aktiv që votojnë, që marrin pjesë, prandaj besoj se televizioni do të mbetet deri në fund të dekadës”, theksoi më tej gazetari.
Eh mor Sokol po mendon dhe ti per te hapur podcast? Mbaje mir vendin e punes se po te afrohet ngordhja
Do ishte mire te mbylleshin qysh sot ,qe te mos dhohim me fytyrat e poshtra , byth lrpiresit e Non Grstes e Ilir Floririt , te mos shohim me Eni Vasilin ,Grida Suma , Ylli Rakipi ,Rrakipllarin ,Çanin ,Currin , Lelen , Sakon ,Llapaqenin Adriatik ,komunistin Qori ,Shabanin , Bushatin ,Lubonjen eshte list e gjate .
Edhe të rrijë vetem bolino dhe mero si në kohën e Enverit
Thuaj genjeshtrat dhe propaganda kundra popujve dhe lirive. Media masive eshte kthyer ne te kunderten e qellimit te saj. Si cdo lende kimike qe nuk pershtatet artificialisht as kjo qasje dashakeqe e medias dhe tere organizmave te saj me ty kol me mes nuk kaperdihet me. Fale zotit Elon Musk bleu Twitte X, para se qelbesirat te kapnin cfo gje. Dhe Twitter eshte media e pare ne bote per informacion dhe pa censure ku koli eshte drejtor informacioni. Mendoni se cfare pune ben nje drejtor i formacioni. Drejton lajmet sipas pageses Tung
Vdekjen ose mbijetesen e televizionit e kane ne dore gazetaret! Nese nuk e shesin prapanicen, atehere do kene audience. Kaq e thjeshte!
U bo dhe Kol qorri me dhene men,biles jep men jo vetem per Shqiperine,por edhe per USA-n e gjithe boten.V.K.
Kur jep men ti qe ske, pse mos japi dhe ai