Portale me pronarë rusë e iranianë, eksperti: Më të rrezikshëm janë analistët në studio

7 Nëntor 2024, 21:00Sociale TEMA
Portale me pronarë rusë e iranianë, eksperti: Më të

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, në raportin e prezantuar në Komisionin e Posaçëm kundër dezinformimit, tha se janë 61 subjekte që administrohen nga pronarë rusë dhe iranianë. Në një lidhje për RTSH24, eksperti Besmir Semanaj tha se këto agjenci lajmesh, sipas tij, janë e keqja më e vogël në vendin tonë sa i përket dezinformimit.

Për ekspertin, problemi kryesor janë analistët që dalin nëpër studio televizive që, sipas tij, tregojnë hapur qëndrime pro interesave të shteteve të caktuara, që bien ndesh me interesin e shqiptarëve.

Këto 60 agjenci lajmesh janë e keqja më e vogël që mund t’i ndodhë shqiptarëve për dezinformim. Sa kohë dihet se kush janë personat që i paguajnë, kuptohet që edhe qasja e tyre nuk do të jetë aq ekstremiste për ndryshim të lajmit. Problemi kryesor sot janë rrjetet sociale dhe fushata e sponsorizimeve që shtete e ndryshe kryejnë në internet.

Dy gjërat më të rrezikshëm janë analistët nëpër studio, ku personazhe të caktuar edhe kur ne u sulmuam nga Irani, mbronin Iranin në media të ndryshme. Kemi parë në studio televizive personazhe që hapur punojnë për interesat e shteteve dashakeqe, jo gjithmonë dashakeqe, por për gjëra të caktuara bien ndesh me mirëqenien e shqiptarëve”, tha ai.

6 Komente

  1. X
    X

    Hapa top-channal per te ndjekur top-story shterngova dhembet deri sa mbaroj berishistja Grida Suma,po nuk qe e thene,me doli berishisti tjeter Raqipllari,u largova nga topi i Saliut per te mos u kthyer me.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      pse nuk i beni publike apo bla bla gjithe kohen

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten

        Ku eshte lista?

        Përgjigjjuni
        1. k
          kristo

          Vertete top chanal me top-in e grigjes eshte bere i padurushem. Atje zgjidhen hanalisten me llapaqene, ne mbeshtetje te fares se keqe. Topi po na imponohet qe jo vetem te mos ti shofim me emisijonet e tij, por mbase edhe ta heqim fare nga menuja e TV.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yildis Patoku

            Ka bq lushishteje patronazhistë që komentojnë 24/7 kunder USA dhe ne favor të Turqisë ngaqë lideri global është uturaku i Erdoganit

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              Mire eshte te kthejme ligjin e “agjitacion dhe propagandes”. Nuk qe budalla Vekja.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje