Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija italiane 'Libra'

6 Nëntor 2024, 12:19Sociale TEMA
Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija

Anija italiane “Libra” raportohet se është nisur drejt Shqipërisë, për të sjellë emigrantët e radhës në kampet e pritjes së emigrantëve në Shqipëri.

Bëhet me dije se anija ‘Libra’, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantët në Shqipëri, ndodhet aktualisht në lundrim me 8 emigrantë.

Anija u nis natën e kaluar me destinacion Shqipërinë dhe pritet të mbërrijë të enjten ose të premten, në varësi të kushteve të motit, sipas të njëjtave burime.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për kapur në det të hapur emigrantë – burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta – dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjaderit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje