VIDEO/ Rama ndan pamjet nga Ura e Madhe e Veriut: Zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit

5 Nëntor 2024, 10:36Sociale TEMA
VIDEO/ Rama ndan pamjet nga Ura e Madhe e Veriut: Zgjidhi përfundimisht

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit e cila u hap një ditë më parë.

Ai thekson se ura jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

1 Komente

  1. N
    Nasho

    Vallaj e bukur, POR... (1) Si futesh ne Kukes ? (2) Ai fshati aty siper djathtas, si ka dalje ne urbanizim?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje