Alarmi nga gripi i shpendëve, Bino: Deri tani nuk kemi raste tek njerëzit

4 Nëntor 2024, 18:20Sociale TEMA

Alarmi nga gripi i shpendëve, Bino: Deri tani nuk kemi raste tek

24 orë pas marrjes së njoftimit nga ministria e Bujqësisë për praninë e virusit H5N1, i njohur ndryshe  si gripi i shpendëve në Shqipëri, ekspertët e ISHP kanë nisur monitorimin e situatës së personave që kujdesen për shpendët.

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino deklaron se nuk ka asnjë rast të infeksionit tek njerëzit.

Bino bën me dije se kalimi i sëmundjes nga shpendët tej njeriu është shumë i ulët, por gjithsesi kërkon që të bëhet asgjësimi i shpendëve të sëmurë në kohën e duhur.

Sa i takon popullatës Bino sqaron se virusi H5N1 nuk kalon nga konsumimi i mishit të shpendëve të infektuar, sidomos kur ai është i gatuar mirë.

Sakaq Ministria e Bujqësisë thotë se situata është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1 dhe se masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës.

Lini një Përgjigje