Ditën e sotme me një ceremoni me këngë dhe valle është hapur "Ura e madhe e Kukësit".
E projektuar nga një prej arkitekti italian Giorgio Rizzo, ura e re i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Kukësi ku shkruan se: HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth.”
Gjatë bashkëbisedimit me banorë, Rama ka ironizuar Sali Berishën dhe deputetët demokratë të cilët janë shprehur se ura u mbyll se i ishte këputur një këmbë dhe kishte tronditje gjatë kalimit të makinave.
“Lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët kur s’ka këmbë , të një ure falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit të punës së bërë nga kompania, pasi ura mbaroi duheshin plotësuar edhe kushtet për dy tre komunitete të tjera rreth kësaj zone në mënyrë që të garantohej garancia e transportit, sot jemi në ditën e bukur me diell në hapjen e urës”,- tha Rama.
Po ai qe e ndertoi, Salillkari, ku eshte o kallom? Apo ke veni, ne SPAK? Pasi e krefi McGonigalli, e cut per skrap.
Kjo ure shkurton rrugen per ne Aeoportin e Kukesit Abdulamah Hamet Qeram per cunat e Hasit qe do vijne nga Rinasi.
Se gjen gje bythqimin
Shumë e bukur po nje bojë si vinin dot harqeve?
Ura u lëshua por nuk u përfundua. Duhet lyere me ngjyrë për mbrojtje nga korozioni (ndryshku).
Eshte çelik special or tejjj,nuk lyet, ashtu eshte ngjyra origjinale.Atij italianit te shkrete, ju ça gryka se shpjeguari se perse ka kete ngjyre,por ti bindedh 3-4 milion shqiptare nje nga nje,eshte nje sfide goxha e madhe!!!