Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë me këngët nga çdo trevë shqiptare

6 Nëntor 2024, 16:01Sociale TEMA

Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi

E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj.

3 Komente

  1. B
    BOLL ME FLAMUJ E FOLKLORIZMA

    KERKOHEN VEPRIME KONKRETE PER BASHKRENDIM MBARE SHQIPTARE - NGRITJE E NJI INSTITUCIONI QE TE ORGANIZOJ E ORIENTOJ POLITIKAT KOMBETARE - DHE NDERTOJ STRADEGJINE E DUHUR - FUQIZIMIN DHE MBROJTJEN MBAREKOMBETARE - LEN PER TURP NE HARRESE NGA QEVERRITE E SHARLATANEVE FAKE PATRIOT QE DREJTOJN SHTETET/PRINCIPATA SHQIPTARE NE BALLKAN

    Përgjigjjuni
    1. E
      Europian

      Nuk ka kuqezi me ty o FAQEZI IRANI

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Çfar veprimi konkret pret ti o i mefshket ? Nuk je gje tjeter veçse nje injorant qe nuk thua emrin po komenton me pseudonim .Flamujt kuq e zi do te valviten me 28 Nentor ne Shqiperine e bukur

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje