“Tani duhet të mendojmë “play -offin”, Armando Duka: S’ka ndeshje të lehta, por ndaj Anglisë do jetë më e thjeshtë

13 Nëntor 2025, 23:07Sport TEMA
“Tani duhet të mendojmë “play -offin”, Armando Duka:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas fitores së rëndësishme që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës. Ai u shpreh se ekipi e priste një rezultat të tillë, por ndeshja nuk ishte aspak e lehtë.

“E prisnim, nuk mendonim se do ishte e lehtë, nuk ka ndeshje të lehta për Shqipërinë. Lojtarët kanë pasur shumë qetësi, ndryshe nga ne në tribunë.”

Duka shtoi se fokusi tashmë është tek faza Playoff, e cila do të zhvillohet në muajin mars.

“Tani duhet të mendojmë Playoffin, edhe pse e dimë që do të jetë mjaft e vështirë në mars. E kam nisur si president i FSHF me një humbje në Andorrë, tani ka ndryshuar gjithçka, por nëse nuk jep maksimumin me seriozitet humbet sërish në Andorrë, nuk ka ndeshje të lehta.”

Në fund, presidenti i FSHF-së u shpreh më optimist për sfidën e radhës ndaj Anglisë:

“Tani jemi më të qetë dhe jam i sigurt që do jetë ndeshje më e lehtë kundër Anglisë.”

1 Komente

  1. P
    Pig

    Ik ore barkalec …pig dhjanosur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje