Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh

21 Qershor 2025, 10:51Sport TEMA
Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea

E ardhmja e Armando Brojës është një nga çështjet më të diskutueshme në këtë merkato. Kjo pasi sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është në planet e stafit për sezonin e ri.

Për shqiptarin ka interesime nga disa ekipe dhe së fundmi një tjetër pistë për të ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për një rikthim në Holandë. Chelsea po vazhdon bisedimet me Ajax për një shkëmbim të mundshëm të Brojës me Jorrel Hato.

Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit anglezë, të cilët do të tentojnë transferimin e tij, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin me Brojën, me shqiptarin që ka interes nga holandezët.

Një lëvizje që mund të kënaqë të dyja klubet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Për Brojën do të jetë një rikthim në Holandë, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vitesse në Eredivisie.

5 Komente

  1. L
    Lani

    Ne vazhdojmë e presim të na bëjë ndonjë gjë të bujshme me ekipin kombëtar ky.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dari Dari

      E shikoj Brojen te jete titular ne Permet ose e shumta ne Kelcyre As idiota analist futbolli kemi

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fitim Shaljani

        Èshte i ran dhe ngadalshëm si sulmues, mesfushor deri diku bene, ose portier

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja kaq

          Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh, jep Brojën dhe 2 mil paund për të marrë guzhinjerin e Elbasanit

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Hollanda eshte nje mundesi e mire per te , se luajne futboll e shpejte me nje takim e pasime ne thellesi e cila i pershtatet stilit te tij .Me kombetaren qe me luan bjeri ti biem edhe kur te benet ne forme mund te mos jete efikas se nuk ka kush ti pasoje sagllam.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje